E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkëpunim ndërkombëtar për forcimin e doganave shqiptare

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli mirëpriti në Tiranë një delegacion ndërkombëtar nga Brukseli, në kuadër të bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Doganave (WCO) dhe partnerë të tjerë.

Vizita u realizua me fokus në shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e kapaciteteve në fushën e doganave dhe projekteve rajonale.

Delegacioni ndërkombëtar përfshinte përfaqësues të Norvegjisë, Zvicrës, Nigerisë, Suedisë, Tajlandës, si dhe ekspertë të WCO dhe Doganës së Kosovës.

Gjatë vizitës, delegacioni vizitoi degën doganore të Durrësit dhe degën doganore të Morinës, ku u prezantuan nga afër proceset dhe praktikat më të mira të punës që aplikohen në territorin shqiptar.

Ky takim hap mundësi për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përforcimin e kapaciteteve të doganave shqiptare, në kuadër të angazhimeve për zhvillimin e një administrate doganore moderne dhe të efektshme.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›