E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkim Alibali Rikthimiim ne festival pas 7 vjetesh

Kengetari Bashkim Alibali rikthehet pas shtate vitesh ne festivalin e kenges ne RTSH i cili kete vit shenon 50-vjetorin e krijimit. Kete radhe Alibali nuk vjen vetem si interpretues por edhe si kompozues i kenges me tekst te Jorgo Papingjit. Nostalgjia e artistit per vitet e shkuara reliket qe ruan ne shtepi nga festivali i 10 dhe i 11 kujtimet dhe ajo cka i mungon sot organizimet muzikore si Festivali i interpretuesve apo Festivali i Pranveres projektet e reja muzikore planet per nje koncerti recital por edhe pasionet e tjera te Bashkim Alibalit vec muzikes.

Te gjitha keto i rrefen ne kete interviste per shqiptarja.com ndersa shkeputet per pak kohe nga provat e gjata te festivalit qe do te zhvillohet ne fund te dhjetorit.

Bashkim Alibali prezantohet ne festivalin e sivjetshem te RTSH si kompozitor e interpretues. Mund te na thoni dicka rreth kenges me te cilen do te konkurroni Pas sa kohesh i riktheheni skenes se festivalit te RTSH
Shpesh nder intervista kam folur per shqetesimin tim dhe te miqve te mi per gjendjen ku ndodhet kenga jone e kjo jo vetem ne muziken e lehte
dhe moderne por edhe ne ate popullore. Natyrisht qe njeriu nuk duhet te kete vetem shqetesimet por edhe te kontribuoje ne permiresim. Une nuk kam mbaruar per kompozicion dhe nuk jam kompozitor i mirefillte megjithese kam bere ndonje kenge. Por duke kujtuar gjithe ata krijues popullore qe nder dekada kane dhene thesaret e tyre te paperseritshme i thashe edhe une vetes qe te mundohem te jap nje kontribut sado te vogel ne kete drejtim. Pasi e kemi diskutuar shume e shume here me poetin Jorgo Papingji u paraqitem me kengen qe do te kendoj e cila u perzgjodh per te konkurruar. Kenga titullohet Merr me vete kengen tone dhe ben fjale per kengen tone shqiptare. Po nxjerr pak sekretin e saj me disa vargje Dhe mikpritese dhe bujare/ Me violine lahute e dajre/ Prane e prane iso e jare/ Kjo eshte kenga e jone shqiptare. Kengen e kam bere me karakter pak popullor. Mund te them qe une ngjitem perseri ne skene pas shtate vitesh d.m.th pas duetit qe kisha me Irma Libohoven Taverne e vjeter.

Si nje prej kengetareve emblematike te festivaleve ne Radio Televizionin Shqiptar si do e cilesonit rrugen prej pese dekadash te ketij evenimeti te rendesishem te muzikes shqiptare
Di te them se perpara se te behej festivali i pare ne Radio Televizion u be nje festival ne Shkoder ku ai ishte edhe si prove per kete festival drejtuesi i se cilit ishte i madhi Prenk Jakova. Festivalet kane bukurine e tyre dhe ato kryejne nje mision te madh sepse ata nder dekada ushqyen shpirtin e popullit. Une tani kujtoj ato emocione te medha dhe te panevojshme qe ishin ne provat e pergjithshme sepse te benin te dridheshe pasi edhe mbas nje muaji provash dhe emocionesh per kengen mund te merrje valixhen per ne shtepi. Kenaqesia e madhe per mua ka mbetur te festivalet e para vitit 1991 sepse pavaresisht politizimit kenga kishte melodine dhe kompozitoret ishin baballaret e muzikes shqiptare. Keshtu qe serioziteti pergjegjesia dhe disiplina artistike ishte ne nivelin e duhur. Edhe pas viteve 90 muzika eci mjaft sepse edhe teknika iu afrua asaj bashkekohores. Pervec pseudoartisteve dolen edhe talente te mrekullueshme. Ka kenge shume te bukura por ato nuk mbesin ne popull sepse ndoshta i mungon bakllavase sherbeti yne. Megjithese kane kaluar kaq vite prape se prape ne nuk mund ta dallojme muziken tone nga te tjerat. Nejse nuk kam deshire te bej kritika sepse kenga e bukur mbetet tek njerezit sa do ta shash apo ta lavderosh. Natyrisht nga viti ne vit eshte bere nje pune e madhe dhe kenga jone ka evoluuar shume. Kjo eshte e pa mohueshme.

Festivali i ketij viti me regji te Osman Mules e skenar te Pandi Lacos dhe Edlira Birkos i eshte besuar moderimit te Adi Krastes Hygerta Sakos dhe Nik Xhelilajt. Si mendoni per kete perzgjedhje
Me duket perzgjedhje shume interesante sepse te gjithe jane figura te artit skenik dhe e njohin mire gjendjen. Jane perzgjedhur keta sepse ky eshte festivali i 50-te dhe jo i rradhes. Ky festival nuk do te jete si te tjeret por me me shume pergjegjesi sepse duhet te pasqyrohet edhe ajo pune titanike e gjysme shekulli te kaluar. Une per vete me gjithe keta emra jam shume i kenaqur.

Kete vit ndryshe nga heret e tjera qe eshte trumbetuar shpesh por pa baze te vertete do te kendohet realisht live. Cdo te thote per kete festival ky fakt si mund te perballen kengetaret
Ky festival do te jete krejtesisht live me orkester dhe kengetare. Natyrisht eshte nje pune shume e madhe sepse organizatoret kerkojne me te miren. Nuk jemi me ne vitin 1990 sepse duhet ti pergjigjesh kohes dhe kjo eshte shume e veshtire. Nuk mund te kuptohet nga spektatoret se sa pune e sterlodhshme eshte te besh cdo gje LIVE por per te kenaqur sa me teper njerezit u mor kjo iniciative nga drejtori i RTSH zotni Petrit Beci. Di te them se nje pune kolosale po ben mjeshtri Shpetim Saraci dhe them me bindje se vetem guximi dhe profesionalizmi i tij mund ta realizoje. Natyrisht ndoshta do te kete edhe kritika por kjo eshte rruge e veshtire qe nuk do ndalet. Nga viti ne vit do te perfeksionohet. Do te jene me te lumtur ata artiste te vertete qe do te kendojne live sepse kjo ka emocionin dhe bukurine e saj. Une e them me bindje te plote qe publiku do te kenaqet shume me shume se heret tjera.

Sipas optikes se nje kengetari profesonit si ju sot a eshte i veshtire organizimi i nje festivali me peshe e permasa te tilla ne Shqiperi
Jo i veshtire por shume i veshtire megjithese kane ardhur edhe inxhiniere italiane te zerit. Kjo eshte nje pune jashtezakonisht e lodhshme per drejtuesit dhe ekzekutuesit sepse e persosura kerkohet me shpirt.

Nga kenget qe keni interpretuar ne gjithe karrieren tuaj cila ju ka lene mbresa te vecanta
Une kam pasur fatin te kem disa hite te miat dhe te gjitha kenget me pelqejne sepse jam munduar ti fus brenda shpirtit tim. Mund te them disa kenge duke filluar nga Leter ne kufi Motres sime Ne duart e nenes Sma njohe zemren E imja Shota Luledelet Cel si gonxhe dashurija Kur flasin zemrat Taverne e vjeter. Kengen qe e kam kenduar me emocione te vecanta ka qene Per ty baba.

Duke pasur parasysh angazhimin tuaj nder vite ne festivalet e ndryshme ne RTSH atmosfera politike qe diktohej ne ate kohe ka lene menjane ndonje projekt tuajin Ndonje peng nga ajo kohe
Natyrisht qe nuk kam qene aq i lire sa sot por nuk me ka lene ndonje peng. Peng e kam sot ate qe mungojne shume e shume aktivitete qe jane bere ne ate kohe duke filluar me grupet artistike te ndermarrjeve estradat festivalet nga te cilet sot RTSH i mungojne dy prej tyre Festivali i interpretuesve dhe Festivali i pranveres.

Prej puntatave te shkuara te festivalit ne RTSH ruani ndonje relike te asaj kohe
Kam ruajtur disa ftesa te festivalit te 10-te ku kam marre pjese per here te pare si dhe posterin e festivalit te 11-te festivali me me kembe ne toke qe eshte bere ndonjehere.

Qendrimi prej me shume se dy vitesh ne Gjermani ndikoi ne formimin tuaj kulturor rreth muzikes
Formimin tim kulturor une e kam marre ne Shkoder locen time qe e ve mbi tere boten.

Origjina juaj eshte nga Shkodra nje qytet i rendesishem ne zhvillimet kulturore e artistike te Shqiperise. A ndiheni pjese e ketij mozaiku
Jam shkodran dhe kam pasur fatin e mire te punoj me artiste te mrekullueshem qe me ka sherbyer ne rritjen time artistike. Kam pasur fatin te jetoj ne nje qytet qe ka qene kurdohere djep kulture. Kurse pjesa e ime e mozaikut eshte jo vetem Shkodra por e gjithe Shqiperia e madhe motivet e mahnitshme te saj.

Ju jeni diplomuar ne degen e Shkencave Politike. A ekziston ndonje lidhje mes politikes dhe muzikes
Si njeri politikani punon e punon plaket dhe vjen koha natyrshem qe ai vdes. Po ashtu edhe artisti si njeri punon e punon plaket dhe vjen nje kohe qe ai nuk vdes kurre.

Mendoni se politikes se sotme i nevojitet ajo harmoni qe pershkon edhe partiturat muzikore
Sa me e akorduar te jete politika sa me ne harmoni te shkoje vetem atehere do jete e pavdekshme.

Nga kompozitoret boterore cilin do te veconit si me te parapelqyer dhe pse
Me ka bere pershtypje nje sekuence e filmit Il Padrino. Kjo para shume e shume vitesh por qe me ka mbetur ne kujtese. Ishte nje moment dasme ku dasmoret kendonin nje pjese te Verdit. U habita me kurajen e regjisorit per ta futur Verdin si pjese te kengeve te dasmes por duke e degjuar me vemendje aty ishin motive te pastra napolitane. Prandaj kane ngelur aq te medhenj edhe sot keta kompozitore.

Angazhimet e tjera te Bashkim Alibalit pervec muzikes Vazhdon ende sot dashuria per sportin Per teatrin
Sportin e dua shume sepse edhe ai eshte pjese e shpirtit te popullit por me vjen keq qe nuk ka trajtim te mire per ata qe ngrejne flamurin shqiptar ne bote dhe shoh me dhimbje qe te detyruar ngrejne sot flamurin bullgar grek gjerman apo belgjian. Teatri megjithese eshte goditur nga ekonomia e tregut ka nje brez shume te mire vazhdues te tradites se teatrit tone. Te atij brezi qe pa frike mund tju them se ishin me te mire edhe se artistet e Hollivudit por te lindur dhe te mbyllur ne Shqiperi.

Historia dhe librat qe flasin rreth saj jane nje tjeter pasion i juaji. Cmund te na thoni per kete
E kam pasur zakon qe sa here merrja rrogen te bleja librat e rinj. Edhe sot por jo me ate pasion sepse koha eshte me e paket. Jane detyrat familjare e te tjera angazhime. Kam nje biblioteke te pasur qe vazhdoj ta pasuroj.

Projektet muzikore ne te ardhmen kenge te reja ndonje album
Po e zvarris nje projekt timin sepse nuk eshte i kollajte. Kjo nga fondet qe duhen por qe une do e realizoj shume shpejt. Ky eshte koncerti recital. Krahas festivalit te sivjetshem kam dy kenge te muzikes se lehte qe po i punoj ne studion e Altin Metohut ne Berat dhe dy popullore ne studion e Luan Dagestanit ne Shkoder. Por kryesorja per mua eshte Festivali ku do te interpretoj kengen konkurruese dhe njekohesisht edhe kengen qe kam fituar cmimin e pare me titull Cel si gonxhe dashuria te kompozitorit Vladimir Kotani dhe tekst te shokut tim Arben Duka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›