E Diel, 1 Nëntor 2026

Indinjata e Urdherit Prangamjekeve ne menyre flagrante

Presidenti i urdherit te Mjekeve te Shqiperise Din Abazaj permes nje komunikate per shtyp eshte shprehur i shqetesuar per menyren se si po arrestohen mjeket ne Shqiperi. Duke iu referuar tre rasteve te fundit te ndodhura ne Durres dhe Lezhe ai deklaron se mjeket jane arrestuar pa u bere hetimet nese mjeket kishin faj ne humbjet njerezore apo jo. Keto Veprime thote Abazaj ulin besimin e qytetareve ndaj bluzave te bardha dhe nxisin dhunen fizike ndaj mjekeve.

Para pak kohesh tre mjekeve u jane vene prangat me akuzen per vepren penale te mjekimit te pakujdesshem te pa konfirmuar. Te tjere mjeke perpara ketyre jane arrestuar apo ndjekur ne gjendje te lire. Jo rralle jane perballuar me dhune verbale dhe akuza duke I deklaruar fajtore ende pa u hetuar dhe vertetuar se jane te tille.
Perpara faktesh te tilla te cilat i kemi ndjekur me vemendje dhe shqetesim duke bere hetimet dhe verifikimet e mundshme Urdhri i Mjekeve mese njehere ka shprehur dhe shpreh edhe njehere shqetesimin e tij duke i konsideruar te nxituara dhe te pajustifikuara vecanerisht prangosjet e mjekeve kaq flagrante e demonstrative perderisa ata nuk paraqesin rrezikshmeri shoqerore dhe ende nuk eshte konfirmuar akuza e ngritur ndaj tyre.

Ne konstatojme se veprime te tilla nuk i bejne aspak mire sistemit shendetesor perkundrazi duke zbehur dhe ulur besimin e qytetareve ndaj bluzave te bardha dhe vet sistemit ne teresi stimulojne dhe rrisin korrupsionin ne shendetesi dhe sic e kemi pare here pas here nxisin dhunen fizike ndaj mjekeve.
Urdheri i Mjekeve duke e konsideruar sigurine e pacientit si element thelbesor te cilesise se kujdesit shendetesor e ka shprehur ate ne Kodin e Etikes dhe Deontologjise Mjekesore si detyrim etik dhe profesinal per cdo mjek dhe deklarohet i vemendshem dhe i vendosur per te ndeshkuar cilindo mjek qe shkel kete parim te rendesishem dhe te shenjte.
Por duhet te dime se nuk mund te kete mjek ne bote qe gjate karrieres se tij profesionale ne lufte mes jetes dhe vdekjes te mos mund te gaboje ne punen e tij ashtu sic mund ti ndodhi kujtdo ne nje profesion tjeter. Kuptohet gabimet ne mjekesi jane me te rendat me te pafalshmet me te dhimbshmet shpesh te pakorrigueshme dhe te paevitueshme.
Une nuk synoj dhe as kam per qellim ne kete rast te trajtoj cili eshte gabimi dhe aksidenti ne mjekesi dhe cfare i dallon keto nga vepra penale e mjekimit te pakujdesshem por dua te theksoj dicka per te cilen jam i sigurt qe pavaresisht kujdesit dhe orvajtjeve maksimale ne sherbimin te te semurit mjeket nuk mund te jene kurdohere 100 te suksesshem ne punen e tyre . Arsyjet dhe rrethanat e kesaj duhen kerkuar tej punes se mjekut si individ ne vet sistemin organizimin dhe funksionimin e tij.

Cilido qe afrohet ti vere prangat nje mjeku ta godasi apo ta akuzoje ate te jete i sigurt se ne shumicen e rasteve ka perpara personin qe ka shpetuar dhjetra jete njerezish ka kaluar nete pa gjume ka prishur me dhjetra here jo vetem qetesine e tij por edhe te femijeve dhe te familjes se vet per hir te detyres se shenjte ne sherbim te jetes se njeriut.

Kerkime dhe studimet jo ketu tek ne por ne bote kane vertetuar se thuajse te gjitha incidentet qe lidhen me sigurine e pacientit jane rezultat i perpjekjeve te pamjaftueshme per te zbuluar rrethanat qe i mundesojne keto incidente dhe i masave per ti parandaluar e minimizuar ato dhe per ta bere sistemin me te sigurt.
Ky eshte detyrim per profesionistet e shendetit dhe per te gjithe faktoret dhe aktoret qe veprojne brenda sistemit perfundon deklaraten Din Abazaj Presidenti i Urdherit te Mjekut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›