E Diel, 1 Nëntor 2026

Batalioni i Xhenios ndërhyn në Gjirokastër dhe Kurbin pas problematikave nga reshjet

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios janë angazhuar në disa zona të vendit, përfshirë Gjirokastrën dhe Kurbinin, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar problematika në infrastrukturë.

Efektivët po ndërhyjnë për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve, me qëllim garantimin e qarkullimit dhe parandalimin e përmbytjeve të mëtejshme.

Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë dhe në koordinim me strukturat vendore të emergjencave civile për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo situatë.

“Pranë qytetarëve, në çdo situatë”, u shpreh ministri Vengu, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve për përballimin e pasojave të motit të keq.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›