I bllokuar nga rrëshqitjet shkëmbore, aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë i mbyllur të paktën edhe për 7 ditë

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë do të mbetet i bllokuar për të gjitha automjetet edhe për të paktën 7 ditë të tjera. Shkak janë rrëshqitjet masive të shkëmbinjve të ndodhura si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, ndërsa në zonë vijojnë punimet intensive për largimin e materialeve.
Sipas burimeve zyrtare, ndërhyrja paraqitet e vështirë për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga shembjet e reja, çka ka detyruar autoritetet të mbajnë aksin të mbyllur për qarkullimin e automjeteve edhe për disa ditë në vijim.
Në zonë po punohet me mjete të rënda për largimin e masiveve shkëmbore dhe stabilizimin e shpatit, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e radhës.
/rtsh.al/