E Diel, 1 Nëntor 2026

Batareja Shqipëri- Afganistan

Balada e kompanisë AEY dhe furnizimi i Ushtrisë Afgane me municione nga ana e saj po bëhet gjithmonë e më interesante. Këtë habi ka shprehur edhe Liza në botën e çudirave, pasi zbriti në vrimën e Lepurit. Është një histori që ka zhvillime të reja çdo ditë.

Historia u publikua për herë të parë nga New York Times në datën 27 Mars. Atje u denoncua kontrata e nënshkruar nga Ushtria Amerikane me 21 vjeçarin Efraim Diveroli të kompanisë AEY. Kontrata kishte vlerën 298 milionë dollarë dhe Diveroli kishte detyrimin të furnizonte ushtrinë Afgane me municione të llojeve të ndryshme... dhe vrima e lepurit bëhej gjithmonë e më e thellë.

Kontrata kërkonte që AEY të jepte certifikatë për origjinën e municioneve në mënyrë që ato të ishin “të sigurta”. Gjithashtu kontrata me Ushtrinë ndalonte importimin e municioneve kineze direkt apo indirekt.

Sipas gazetës “The Times” AEY furnizonte ushtrinë Afgane me municione të vjetra më shumë se 40 vjeçar dhe të ripaketuara. Shumica e municioneve vinin nga blloku ish-komunist. Shumë prej këtyre municioneve Departamenti Amerikan i Shtetit dhe NATO i kanë konsideruar të vjetra dhe të papërdorshme, dhe kanë shpenzuar miliona dollarë për ti shkatërruar.

Municionet nuk janë testuar për sigurinë sipas standardeve amerikane. Fishekët e prishur dhe të dekompozuar janë transportuar në pako të prishura, të cilat kanë mbërritur në Afganistan shumica të hapura.

Dokumentet e zbuluar nga “The Times” tregojnë se AEY ka blerë më shumë se 100 milionë fishekë kinezë të ruajtur nëpër depo për shumë dekada. Përvec kësaj municione të ndryshme janë bashkuar, kanë qenë të pista, dhe të dekompozuar.

Operacioni i ripaketimit është bërë nga një nënkontraktor i AEY në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri.

AEY gjithashtu ka punuar me një kompani nafte në Qipro për e cila në listën e SHBA-së rezulton e lidhur me trafikun ilegal të armëve.

Sipas ligjit të SHBA-së, kompanitë amerikane duhet të tregonin të gjitha lidhjet që kishin për transportin e armëve, përfshirë transportimin, ripaketimin, dhe kompanitë nënkontraktore.

Por ka një hapësirë në legjislacion. Ligji lejon agjencitë dhe kontraktorët të punojnë për ta. Grupi hetues i tregtisë së armëve, ka zbuluar se kontraktorë si AEY kanë punuar me kompani të dyshimta në botë, dhe Pentagoni nuk ka kontrolluar aktivitetin e tyre.

Edhe një njeri i matur si Caspar Weinberger, ministër për mbrojtjen në administratën e Ronald Reagon, ka shkruar: “Ndërkohë që një kontratë 300 milionë dollarë duket shumë e vogël para shpenzimeve prej multi triliona dollarësh për luftën, rasti është shumë i rëndësishëm për tu analizuar dhe jo vetëm për burokracitë, fshehjen e fakteve apo kontratat e dyshimta por edhe për problemet që një shoqëri kapitaliste ka në përgjithësi për blerjen e municioneve për të mbrojtur vendet e botës.

Në Shqipëri, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka filluar një investigim ku në trafikun e armëve përfshihen edhe Kryeministri Sali Berisha dhe Ish- Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

New York Times ka publikuar një bisedë  telefonike të përgjuar midis nënkontraktorit dhe Diverolit, në të cilën thuhet se politikanët shqiptarë i kanë kërkuar ryshfet me qëllim lejimin e tregtisë së armëve.

Por ankesat për municionet e dëmtuara që vinin nga AEY janë anashkaluar. Sipas New York Times, një kolonel Afgan ka thënë vjeshtën e kaluar se municionet që vinin nga AEY kishin ardhur në pako të prishura dhe të dekompozuar. Por megjithë këtë AEY ka vazhduar të dërgojë anije me municione.

Në datën 23 Maj, Ushtria Amerikane ka kërkuar që AEY të mos lidhë asnjë kontratë tjetër me qeverinë amerikane, pa paguar 66 milionë dollarë për mashtrimin e bërë me municionet kineze në Afganistan, të cilat ishin deklaruar sikur ishin hungareze. Që atëherë Departamenti i Shtetit kërkoi pezullimin e eksportit ndërkombëtar të kompanisë AEY, që do të thotë se çdo aplikim për licencë nga ana e kësaj kompanie do të refuzohej.

Ndërkohë Ushtria Amerikane kishte lëshuar 5 urdhra dhe i pagoi AEY –së vetëm 155.3 milionë dollarë nga kontrata, e cila ishte objekt i konkurrimit të hapur dhe të plotë. Kompania nuk  arriti të dërgonte 88 milionë dollarë municione të cilat ishin porositur dhe ishin rrugës për në Afganistan. Ndërkohë që u lejua transporti i municioneve të cilat ishin rrugës, pjesa tjetër e kontratës prej 143 milionë dollarësh u bllokua derisa të mbarojë investigimi i kësaj çështje.

Më pas, AEY është akuzuar për mashtrim me kontratat e qeverisë.

Senatori John Kerry, shef i komitetit të Biznesit të vogël dhe Sipërmarrjeve, tha se AEY ka fituar më shumë se 50 kontrata të vlefshme 298 milionë dollarë, në pjesë të veçanta pasi biznesi i tij quhej i vogël- rezultati financiar i këtyre bizneseve duhet të jetë nën 750 mijë dollarë.

Bizneset e vogla zakonisht kanë si pronarë të zinjtë, spanjisht folësit e Amerikës, aziatikët ose amerikanët autoktonë. Persona të tjerë mund të kualifikohen në këtë grup nëse vërtetojnë se kanë pengesa të mëdha në biznesin e tyre.

Nga njëra anë, Diveroli e ka identifikuar AEY si një biznes të vogël me probleme dhe nga ana tjetër i paraqiste Ushtrisë kërkesën për të pasur nënkontraktorë. Në një deklaratë të tij ai shkruan se nuk është certifikuar si biznes i tillë nga Administrata e Biznesit të vogël, dhe se nuk ka marrë asnjë trajtim preferencial.

Por nuk ka asnjë dëshmi se AEY ka qenë i ligjshëm me këtë status. Gjyshi i Diverolit është Italian – dhe nuk përfshihet në minoritetet që mund të përfitojnë nga statusi preferencial i Biznesit të Vogël. Diveroli vet është çifut. Në statusin preferencial futen çifutët ortodoksë Hassidic (besimi i ri i çifuteve) por Diveroli nuk është Hassidic.  Edhe nëse do të kishte përmbushur statusin e minoritarëve, ka pak gjasa që ai të përmbushte edhe kriteret ekonomike.

Familja e tij është pronare e dy bazave ushtarake dhe një kompanie tjetër që furnizon me armë policinë e shtetit, prej të cilave përfiton dhe kontrata qeveritare. Kompania “Worldwide Tactical” e cila shet paisje lufte, antiplumb dhe paisje ushtarake, operon njësoj si kompania AEY dhe pronar i kësaj kompanie është babai i Efraim Diverolit.

Po ashtu ekziston edhe një kompani tjetër Botach Tactical, një kompani e cila edhe kjo ofron pajisje për ushtrinë dhe policinë, me qendër në South Central Los Angeles e cila ka marrë më shumë se 13 milionë dollarë nga kontratat qeveritare dhe pronar është daja i Diverolit, Bar Kochba Botach.

Diveroli e ka filluar kompaninë AEY pasi ai dhe babai i tij mësuan të fshehtat e biznesin nga Bar – Kochba Botach.

Gjyshi i Efraimit, Yoav Botach, është një nga personat më të pasur të Los Angelesit, pronar i shumë aseteve. Sipas Los Angeles Daily News, ai ka në pronësi 144 prona në qytet dhe ka edhe aksione në Botach Tactical.

Kompanitë të klasifikuara si të vogla ose me pengesa ekonomike sipas nenit 8 (a) të ligjit për Bizneset e Vogla të vitit 1953 kanë mundësi të marrin asistencë për zhvillimin e tyre. Programi SDB fokusohet që këto kompani të gjejnë veten në tregun amerikan.

Administrata e Biznesit të Vogël në Washington thotë se nuk ka asnjë të dhënë se AEY ka aplikuar për statusin e privilegjuar të biznesit SDB.

Një rikthim në Sistemin e të Dhënave, e cila ka informacione për kontratat qeveritare, ka gjetur se AEY ka marrë statusin SDB në Qershor të vitit 2006 nga Departamenti i Shtetit dhe Ushtria. Kohët e fundit ajo ka marrë mbështetje nga programi SDB 33 herë me vlerë 224 milionë dollarë. Kompania ka marrë edhe 19 çmime të tjera gjatë të njëjtës periudhë pa u shpallur ende SDB. Pa marrë ende emërimin,  AEY kishte bërë kontrata me vlerë 8.14 milionë dollarë me qeverinë amerikane.

AEY është themeluar në vitin 1999 nga Michael Diveroli, babai i Efraimit. Kompania ka bërë pak biznes deri në vitin 2005, kur Efraim, në atë kohë 19 vjeç u emërua president i saj.

Tani le të marrim në konsideratë evenimentet e ditëve të fundit. Të premten e kaluar, një juri e madhe e shtetit në Miami akuzoi Diverolin dhe dy bashkëpunëtorë të tij për mashtrim dhe fshehje të origjinës së municioneve që ata i shisnin Departamentit të Mbrojtjes nën kontratën prej 298 milionë dollarë.

Sipas të dhënave, Diveroli, dhe zëvendës presidenti i kompanisë David Packouz (një 25 – vjeçar i licencuar për masazhit), Alexandër Podrizki dhe Ralph Merril janë akuzuar për mashtrim sa i përket furnizimit me armë të ushtrisë Afgane. Ata kanë pasuruar veten duke shitur armë kineze për Afganistanin të cilat i merrnin në Shqipëri.

Është e qartë se qeveria amerikane ka bërë një marrëveshje të madhe për këtë, meqë padia nuk është ngritur vetëm nga R Alexander Acosta, avokati shtetëror për Distriktin jugor të Floridës; por edhe nga Sharon Woods, drejtori i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (DoD), nga shërbimi Investigativ i Mbrojtjes Kriminale; Anthony V Mangione, agjenti special në detyrë, zyra e Investigimit në Miami, Gjenerali i komandove Rodney Johnson, dhe Paul hillips, drejtori rajonal.

Padia e ngritur konkludon në mashtrimin e bërë duke i paraqitur qeverisë dokumente të rreme për origjinën e municioneve.

Diveroli menaxhon dhe drejton operacionet e biznesit. David Packouz është drejtor dhe zv/president i AEY; Alexander Podrizki ishte një agjent i AEY-së i vendosur në Tiranë; dhe Ralph Merrill ishte ortaku i Diverolit i cili asistonte për anën financiare të kompanisë.

Sipas padisë të ngritur në 28 qershor 2006, ushtria amerikane kishte bërë një kontratë me AEY-në për furnizimin e ushtrisë Afgane me armë të llojeve të ndryshme. AEY ra dakord në kontratë që të përmbushte kërkesat dhe prokurimi ishte me vlerë 298 milionë dollarë. Bazuar në këtë ofertë, Ushtria i jep kontratën AEY-së në 26 janar 2007. Sipas kontratës, AEY ishte zotuar se do të furnizonte municione të sigurta dhe jo me origjinë kineze.

Padia tregon dokumentet e falsifikuara që AEY kishte bërë për të fshehur origjinën e municioneve të cilat ishin Kineze. Për të ndërtuar skemën, Diveroli, Packouz dhe Podrizki kanë adresuar persona të tjerë të cilët kanë asistuar në paketimin e municioneve të cilat dërgoheshin në Afganistan

Në çdo dërgesë me anije, Diveroli falsifikonte dokumentet duke i bërë sipas kërkesave të kontratës dhe pika e origjinës dhe prodhuesi ishte kompania MEICO nga Tirana.

Bazuar në këto deklarata fallto, Ushtria i ka paguar AEY-së rreth 10 milionë dollarë për 35 anije me municione kineze.

Nëse faji argumentohet nga 1 në 36, secili prej të pandehurve rrezikon deri në 5 vite burg. Nëse faji argumentohet 37-71, secili rrezikon maksimumi 10 vite burg.

Anthony V Mangione, agjent special për ICE tha: “Padia dhe arresti i këtyre 4 individëve është rezultat i një investimi tre vjeçar të bërë nga ICE, CPI, DCIS  dhe CID”.

AEY dhe Diveroli janë vendosur në listën e të dyshuarve që në Prill të vitit 2006 dhe që atëherë janë vendosur nën investigimin e autoriteteve të larta amerikane.

Investigimi aktual ka filluar në Korrik 2005 dhe përfshinte një sërë mashtrimesh me eksportin e armëve. ICE ka gjetur dokumente të falsifikuara nga Diveroli dhe i ka kërkuar dokumente shtesë. Në një dokument zyrtar drejtuar Diverolit thuhet: “Ju lutem dorëzoni dokumentet, fotokopjet dhe çdo gjë tjetër që keni”.

Në 12 Dhjetor të vitit 2006, Departamenti i Shtetit i drejtori këtë letër Diverolit dhe AEY-së:

“Duket sikur ka shumë karakteristika dyshuese rreth kësaj kompanie, përfshirë dhe faktin se Diveroli, vetëm 21 vjeç ka arritur të bëjë një kontratë miliona dollarë me qeverinë amerikane. Licencat e ardhshme që do të kërkojë Diveroli nga shteti do të shikohen dhe kontrollohen me kujdes.

Në listën e paralajmërimeve thuhej gjithashtu se investiguesit kishin të dhëna lidhur me Heinrich Thomet, presidentin e kompanisë Evdin Ltd. një kompani me bazë në Qipro e cila vepronte si ndërmjetës i AEY; dhe Ylli Pinarin, kreun e kompanisë shtetërore MEICO, e cila ofronte municionet nga Shqipëria.

Por prisni, ka edhe më shumë. Të hënën që kaloi, Komiteti qeveritar për Reformat dhe Pentagoni të kryesuar nga përfaqësuesit Henry Waxman, dërguan një deklaratë shtypi ku implikonin në ngjarje edhe Ambasadorin Amerikan në Tiranë, i cili kishte lejuar fshehjen e origjinës kineze të municioneve që dërgoheshin nga Shqipëria në Afganistan nën kontratën e qeverisë Amerikane nga AEY.

Atashehu ushtarak i Ushtrisë Amerikane, Majori Larry D Harrison II, i cili është shef i ambasadës së mbrojtjes, tha për investiguesit se John L Whithers II, ambasadori amerikan në Shqipëri, bëri një plan sëbashku me Ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu me qëllim fshehjen e origjinës kineze të municioneve nga një reporter i New York Times i cili kishte kërkuar të vizitonte bazën.

Sipas Harrisonit, ai ka qenë dëshmitar i një takimi të bërë vonë natën në datën 19 Nëntor 2007, ku Mediu i kërkoi Withersit ndihmë, duke i thënë se ishte i shqetësuar se reporteri kishte kërkuar të vizitonte bazën për të parë municionet dhe kjo mund të nxirrte aferën.

Mediu urdhëroi Shtabin e Përgjithshëm të Shqipërisë të hiqte kutitë me municione kineze nga vendi ku do të shkonte për vizitë gazetari dhe kjo do të fshihte gjurmët e municioneve” – thuhet në dëshminë e Harrisonit.

Është e qartë nga regjistrimet e asaj dite se Ambasadori dinte gjithçka që municionet ishin ilegale dhe kjo duket edhe nga përgjigja që ka dhënë Harrison.

Pyetja: Në kohën e atij takimi midis Ministrit të Mbrojtjes, ambasadorit dhe disa zyrtarëve të tjerë të Departamentit të Shtetit, ishte e qartë se diskutohej për municione kineze: është e saktë kjo?

Përgjigja: Po është e saktë. Është e saktë

Pyetja: A është e qartë se AEY ishte kompania që bënte blerjen nën kontratën amerikane?

Përgjigja: Po është e saktë ...

Pyetja: Dhe ju thatë, në atë kohë, se keni qenë të informuar se kjo që po bëhej, blerja e municioneve kineze ishte ilegale sipas ligjit amerikan, për të blerë municione kineze. Është e saktë?

Përgjigje: Po është e saktë, Po , Zotëri ...

Dhe ju thatë se në atë kohë ishte e qartë se kishte një investigim për këtë që po ndodhte ... Është e saktë?

Përgjigja: Po është e saktë, po zotëri

Jo vetëm që Ambasada ka ndihmuar Mediun të fshehë origjinën e municioneve, por nuk ka treguar as të vërtetën kur komiteti Qeveritar i autorizuar nga Departamenti i Shtetit kërkoi informacion lidhur me çështjen. Këtë gjë shefi i Komitetit Waxman ja përcolli në një letër Sekretares Condoleezza Rice:

Informacioni i marrë nga Komiteti ngre çështje shumë serioze. Nëse informacioni është i saktë, Ambasadori Amerikan në Tiranë është i përfshirë sëbashku me ish-ministrin e mbrojtjes Shqiptare, Fatmir Mediu në fshehjen e të vërtetës për origjinën e municioneve kineze. Rezulton gjithashtu se informacioni rreth incidentit është fshehur nga Komiteti. Është vështirë të kuptojmë se si mund të justifikohen këto veprime.

Të martën, komiteti mbajti një konferencë dëgjimi për kontratën e AEY-së. Sipas deklaratës së përgatitur nga Waxman, “Kontrata e AEY-së tregon se procesi i prokurimit në Departamentin e Mbrojtjes nuk ka funksionuar. Nuk ka asnjë  arsye që kjo kontratë ti besohej AEY-së, një kompani pa kualifikime dhe pa historik të gjatë”.

Për të shtuar edhe ofendime deklaratës së tij Waxman shkruan: AEY ka blerë municionet nga rezervat 50 vjeçare të Shqipërisë dhe vendeve të tjera komuniste. Këto vende kërkojnë të shesin municionin i cili është jashtë standardit dhe duhet të shkatërrohet. Ne kemi mësuar gjatë investigimit se presidenti i Shqipërisë në atë kohë, Sali Berisha, fluturoi në Irak në vitin 2007 dhe i ofroi donacion me municione të tëra gjenerali (David) Petraeus. Duket se Ushtria Amerikane ka pranuar të paguajë 300 milionë dollarë për municione që ai kërkonte ti dhuronte pa para për Irakun. Gabimi më i madh, i cili është vështirë të kuptohet është përzgjedhja e kompanisë AEY. Departamenti i Shtetit ka një listë për trafikantët e mundshëm të armëve. Të dy AEY dhe Zoti Diveroli janë në këtë liste. Po ashtu në listë janë edhe nënkontraktorët si dhe nënkontraktorët e nënkontraktorëve.

Por Departamenti i Mbrojtjes asnjëherë nuk u shqetësua që këtë listë ta nxirrte para se të ofrohej kontrata prej 300 milionë dollarësh. Kur është marrë vendimi për t’ja dhënë kontratën AEY-së, zyrtari i Departamentit të Mbrojtjes shkruan: “Nuk ka dyshim se AEY mund të përmbushë kontratën në përputhje me kërkesat, pasi kjo kompani ka të kaluar pa probleme. Bazuar në këtë, AEY renditet si “e Shkëlqyer” sa i përket të kaluarës.

Sipas Waxman, nëse  zyrtarët e ushtrisë do të kishin ekzaminuar performancën e AEY-së në kontratat e mëparshme të Departamentit të Mbrojtjes, do të kishin parë dështimet e saj të njëpasnjëshme. Dokumentet tregojnë qartë se Komiteti ka prishur ose anuluar më shumë se 7 kontrata të mëparshme me AEY-në për cilësi të keqe ose dërgesa me vonesë, ndërkohë që dhe kontrata e 8-të është ndërprerë në mes pasi nuk janë realizuar 4 dërgesa. Ato kishin vlerë 5.6 milionë dollarë për 10 mijë pistoleta bereta për forcat e sigurisë Irakiane.

Një zyrtar i Pentagonit ka treguar se kur AEY dështoi të dorëzonte pistoletat për Irakun, Diveroli dha një arsye të gënjeshtërt. Ai u shfajësua se dërgesa nuk ishte bërë për shkak të një uragani në Florida gjë që nuk ishte e vërtetë.

Me këto kontrata, AEY ka dorëzuar helmeta të pasigurta për forcat e Irakut, nuk ka arritur të dorëzojë fare mijëra armë, ndërkohë që edhe ai municion që është dorëzuar në destinacion ka qenë i cilësisë së keqe.

Sipas investigimeve, Pentagoni ka kontrolluar vetëm 3 kontrata të AEY-së dhe këto kanë mjaftuar për të dhënë një tjetër me vlerë 300 milionë dollarë. Me fjalë të tjera Pentagoni nuk bëri asgjë për të kontrolluar dokumentacionin e AEY-së.

Por edhe nëse kishte të dhëna të limituara, shenjat e parregullsive ekzistonin.

Një problem tjetër shumë i madh ishte kontrata me AEY e cila kishte shumë pasaktësi.

Në kontratë Departamenti i shtetit nuk jepte asnjë detaj për cilësinë ose kushtet e municionit të kërkuar. Në kontratë shkruhej se municionet duhej të ishin ‘të  përdorshëm’, por nuk kërkonte asnjë detaj tjetër.

Kontrata gjithashtu lejonte përdorimin e municioneve ‘shtesë’. Në kontratë nuk kërkohej një moshë limit për municionet e blera nga AEY.

AEY shfrytëzoi këto hapësira për të transportuar municionet kinze nga Shqipëria në Afganistan.

Gjithashtu kontrata nuk kishte kufizime specifike për tipin e paketimit që duhej përdorur për transportim. Në kontratë thuhej vetëm kaq: “Paketimi në kartonë në përputhje me praktikën më të mirë për transport ndërkombëtar me anije”.

Nuk ka asnjë shpjegim pse Departamenti i Mbrojtjes nuk ka përfshirë në kontratë asnjë të dhënë lidhur me cilësinë, moshën dhe paketimin e municioneve. Kontrata të tjera ushtarake përfshinin kufizime të tilla në kontrata.

David Isenberg është analist në çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë. Ai gjithashtu është anëtar i Koalicionit për Politikat e Jashtme, zv/ studius me Cato Institute, kontribuues në Projektin e Reformave të Ushtrisë, dhe veteran i marinës Amerikane. Perktheu: Orjeta Zhupa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›