Vlorë, shkulet hashashi për tju fshehur policisë
Policia e Vlorës ka nisur një aksion për asgjësimin e bimëve narkotike në këtë zonë. Banorët të cilët janë njoftuar për këto operacione kanë shkulur bimët për ti ruajtur në shtëpi deri në përfundim të operacionit. Kështu e kanë argumentuar efektivat e policisë shkuljen e bimëve të hashashit ende pa arritur pjekjen. Megjithatë nga aksioni i bërë këto ditë në Vlorë janë asgjësuar më shumë se 724 kg hashash.
Gjithashtu janë vënë në pranga Kastriot Kociaj, 44 vjeç nga fshati Dushkarak, pasi në parcelën e tij jane gjetur 424 rrënjë kanabis sativa. Sasia është asgjësuar. Po kështu në fshatin Treblovë, në vendin e quajtur Përroi i Veizajve janë gjetur dhe asgjësuar 300 rrënjë kanabis në parcela të hapura rishtazi.