“Bayern Campus” shumë i vogël për ekipin e femrave, klubi bëhet gati të blejë stadiumin e Unterhaching

Bayern-i i Mynihut është i interesuar për të blerë një tjetër stadium ku pritet që të luajë skuadra e femrave. Siç dihet për vajzat bavareze stadiumi i Bayern Campus, i cili ka një kapacitet prej 2.500 vendesh, nuk plotëson më kushtet për të pritur takimet e futbollit të femrave, i cili në vitet e fundit po tërheq gjithmonë e më shumë tifozë.
Një opsion ishte “Allianz Arena”, por stadiumi në fjalë është shumë i madh për formacionin e femrave, të cilat mund të luajnë takimet e tyre në Unterhaching.
Impianti në fjalë është rreth 7.500 vende ndërsa arkave të Bayern-it do t’i kushtonte vetëm 7.56 milionë euro. Edhe pse nga finalizimi i këtij aksioni duhen që të plotësohen ende disa hapa sipas medieve gjermane shanset janë të larta që gjithçka të mbyllet brenda pak ditësh.