E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dërguari special i Putinit: Lufta në Ukrainë do ndalet brenda një viti

I dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin Kirill Dmitriev ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të ndalet brenda një viti.

Duke folur pas takimeve të tij me zyrtarë të ShBA-së, administrata e presidentit Donald Trump në Shtetet e Bashkuara fundjavën e kaluar.

Vizita e tij vjen pas shtyrjes së samiti midis Trump dhe Putinit që pritej të zhvillohej në Budapest.

“Ne jemi të sigurt se jemi në rrugën e paqes dhe si paqeruajtës duhet ta bëjmë atë të ndodhë”, i tha Dmitriev, i cili është gjithashtu CEO i Fondit të Investimeve Direkte ruse, audiencës në kryeqytetin saudit Riyadh.

I pyetur nëse paqja në Ukrainë ishte e mundur brenda një viti, Dmitriev tha se “besoj kështu”. Ndërsa ishte në ShBA, Dmitriev tha se Rusia dhe SHBA janë afër “zgjidhjes diplomatike” në luftë.

Dmitriev kërkoi bashkëpunim midis Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe Rusisë si mbajtësit më të mirë të burimeve natyrore në botë dhe tha se një bashkëpunim i tillë do ta bëjë botën më të sigurt.

“Njerëzit tani janë të përqendruar në konfliktin rajonal që ekziston rreth Rusisë, por ne nuk duam që ajo të përshkallëzohet në një konflikt më të madh. Dhe për këtë duhet të bëjmë më mirë sesa kemi bërë, jo më keq”, tha Dmitriev.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›