E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bazë kokaine në “tabachino”, tre të arrestuar në Vlorë, sekuestrohet lënda narkotike

Një kioskë e kthyer në një pikë shitjeje për lëndët narkotike, është zbuluar nga policia e Vlorës, e cila arrestoi edhe tre persona.

Gjatë operacionit “Tabachino”,  agjentët e antidrogës vunë në pranga shtetasit Durim Bogdanaj, Kreshnik Veizaj dhe Altin Toto. Ata ishin të përfshirë në shitjen e kokainës dhe të kanabisit.

Policia sekuestroi dhjetëra doza kokaine, kanabisi si dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale. Personat e arrestuar kishin përshtatur ambientet e tabacchino-ve për të kryer aktivitetin e paligjshëm.

Klientët ishin kryesisht të moshave të reja, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›