E Hënë, 2 Nëntor 2026

U zgjodh kryefermer, Frederik Ndoci nis nga puna! Zgjon fermerët me zhurmë dhe ndan detyrat: Fakirët do shkojnë te bajgat

Frederik Ndoci ishte fermeri i preferuar i publikut. Pas një televotimi të hapur ditën e hënë, moderatorja e “Ferma Vip 2”, Luana Vjollca komunikoi gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit vendimin.

Frederik Ndoci u shpall automatikisht kryefermer. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ai ka nisur nga puna mëngjesin e sotëm.

Pasi ka zgjuar fermerët e tjerë ka ndarë detyrat.

“Me zgjimin e egër kuptojmë karakteret”, tha kryefermeri, i cili zgjoi fermerët me zhurmë, duke goditur një tepsi.

“Çohuni! Çohuni se keni punë”, vijoi Frederiku me batuta.

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Më pas ndau detyrat.

“Te pulat, lopa dhe gomari unë do zgjedh kush ka qejf të shkojë. Bajgat do t’i heqin ata dy fakirët”, tha Frederiku.

Te shtëpia e Fakirit, pas thyerjes së rregullave, Agai vendosi që mbrëmjen e djeshme të çonte Albën dhe Ronin.

“Te derri mos më ço se nuk e kam qejf derrin”, i kërkoi Ylli.

Por Frederiku zgjodhi ta çonte pikërisht te derri.

“Te derri do shkosh”, tha ai.

“Ndonjë vend pune për mua ka”, tha Andrea.

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

“Duhet të rrijë dikush edhe në shtëpi”, tha Frederiku dhe vijoji duke ndarë të gjitha punët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›