E Diel, 1 Nëntor 2026

Beci: 35 milionë euro investim në sistemin e ujësjellës kanalizimeve në Shkodër

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Sistemi i ujësjellës kanalizimeve në Shkodër do të hyjë në një fazë të re investimesh që do të realizohen deri në fund të vitit 2028.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci tha se në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe me financim nga KfW Development Bank, në kuadër të programit Municipal Infrastructure Programme V (MIP V), janë planifikuar investime në vlerë rreth 35 milionë euro që do të realizohen deri në fund të vitit 2028.

Sipas Becit, këto ndërhyrje përfshijnë përmirësimin e rrjetit ekzistues, modernizimin e infrastrukturës kryesore dhe ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, duke u dhënë fund shkarkimeve të patrajtuara dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në pastrimin e lumit Buna dhe mbrojtjen e liqenit të Shkodrës.

Beci deklaroi se qëllimi është krijimi i një sistem funksional që trajton ujërat e ndotura sipas standardeve evropiane dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës për qytetarët.

“Punimet do të ecin sipas kalendarit të përcaktuar, me ndryshime konkrete që qytetarët do t’i shohin që nga viti i ardhshëm”, tha Beci.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›