Befasi në mes të verës, bora mbulon Gjeravicën

PRISHTINË, 25 korrik/ATSH/ Edhe pse Kosova ndodhet në kulmin e stinës së verës, maja e Gjeravica, me lartësi prej 2,656 metrash, është mbuluar nga bora, duke krijuar një peizazh të pazakontë për këtë periudhë të vitit.
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka publikuar fotografi nga maja e Gjeravicës, ku kontrasti mes gjelbërimit veror dhe shtresës së borës ofron pamje mbresëlënëse.
Sipas njoftimit, ky fenomen dëshmon edhe një herë veçantinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe faktin se në lartësitë alpine kushtet e motit mund të ndryshojnë brenda vetëm pak orësh.rejtoria u ka bërë thirrje vizitorëve që të tregojnë kujdes gjatë vizitave, të respektojnë natyrën dhe të kontribuojnë në ruajtjen e kësaj pasurie natyrore për brezat e ardhshëm.
/Kosovapress/