E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e naftës prek Shqipërinë, disa pika refklektojnë menjëherë shtrenjtimin e karburantit

Rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare ka filluar të pasqyrohet edhe në disa pika furnizimi me karburant brenda kryeqytetit. Nga vëzhgimet e kryera në terren, çmimi është rritur deri në 179 lekë për litër.

Kjo konsiderohet ende një rritje e lehtë, me një ndryshim prej rreth 3–5 lekësh për litër krahasuar me më parë, ndërsa në tregjet globale çmimi është rritur ndjeshëm si pasojë e përshkallëzimit të konflikteve në lindjen e mesme.

Në bursat e huaja, gjatë  kësaj të mërkure çmimi për një fuçi nafte brent është rritur sërish, duke shkuar në 83 dollarë. Në harkun kohor të katër ditëve të fundit, çmimi ka shënuar një rritje prej rreth 22%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›