Siguria dhe mbrojtja e jetës në punë, Inspektoriati Kombëtar kontrolle në kantieret e ndërtimit

Të gjithë kantierët e ndërtimit në Shqipëri, me fokus të veçantë kryeqytetin, do t’i nënshtrohen një kontrolli nga ana e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së punonjësve në këtë sektor.
Deri më tani janë kontrolluar 70 kantierëi, ku në disa prej tyre janë konstatuar shkelje të ligjit.
Në takimin e zhvilluar, Shoqata e Ndërtuesve u shpreh se është e hapur për bashkëpunim me grupet e terrenit që do të ngrihen nga ana e Inspektoratit.
Vetëm vitin e kaluar në Shqipëri u dhanë 1,158 leje ndërtimi, ku pjesa më e madhe e tyre ishte në kryeqytet, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave./vizionplus.tv