E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Fushë-Arrëz, 51-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe bie në humnerë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Arrëz.

Sipas policisë, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›