Begaj uron homologen moldave Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot presidenten e Moldavisë, Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Begaj u shpreh se, kjo fitore është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe në integrimin evropian si një përparësi strategjike.
Kreu i Shtetit theksoi se, Shqipëria qëndron me Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së.
“Urime të sinqerta Presidentes së Moldavisë, Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe në integrimin evropian si një përparësi strategjike. Shqipëria qëndron me Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së”, theksoi Begaj në një postim në rrjetin social X.
Partia qeverisëse pro evropiane e ”Veprimit dhe Solidaritetit” (PAS) e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu, ruajti shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.
Pasi u numëruan 99% e fletëvotimeve, PAS fitoi 49,9% të votave, duke siguruar një shumicë parlamentare.
Moldavia, një vend me rreth 2,4 milionë banorë, ka qenë një vend kandidat për në BE që nga viti 2022.
Sincere congratulations to the President of Moldova @sandumaiamd on the victory in the parliamentary elections.
This is proof of the citizens’ trust in democracy and in European integration as a strategic priority.
Albania stands with Moldova on its path toward the EU.
🇦🇱🤝🇲🇩
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 29, 2025
/gj.m//a.f//r.e/