Beja në pikën doganore të Bllatës, procedura të shpejta pavarësisht fluksit

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja ishte sot në degën doganore të Bllatës për të ndjekur nga afër zbatimin e planit të masave pas devijimit të fluksit të mjeteve nga Pika Kufitare Doganore Qafë-Thanë drejt kësaj pike kalimi kufitar.
Prej ditës së djeshme në zbatim të marrëveshjes me palën maqedonase kamionët që nuk mund të kalonin për shkak të situatës rrugore nga bllokimi i aksit Librazhd-Elbasan po përpunohen në Bllatë, duke rritur ndjeshëm volumin e punës në këtë degë.
“Më vjen mirë të shoh që ka pasur përpunim të shpejtë të procedurave, pavarësisht shtesës së ngarkesës së kësaj pike doganore. Siç shikohet çdo gjë po lëviz normalisht”, u shpreh Beja.
Beja theksoi se DPD mbetet e angazhuar për garantimin e vijimësisë së qarkullimit të mallrave dhe përpunimin sa më të shpejtë të procedurave në mbështetje të operatorëve ekonomikë.
1 nga 4/a.f/r.e/