E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja takim me kompanitë hidrokarbure, diskutojnë sfidat e zinxhirit të furnizimit

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të bizneseve që operojnë në Zonën e Lirë të Porto Romanos, një nga nyjat kryesore të importit dhe menaxhimit të hidrokarbureve në vend.

Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet më të fundit në tregun e karburanteve, sfidat e zinxhirit të furnizimit dhe rritja e volumeve të importit.

Bizneset vlerësuan funksionimin normal të procedurave dhe bashkëpunimin me administratën doganore, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së këtij standardi.

Drejtori Beja nënvizoi angazhimin e Doganës për lehtësimin e procedurave dhe garantimin e një tregu të qëndrueshëm, transparent dhe të sigurt për hidrokarburet.

Dialogu me biznesin mbetet kyç për rritjen e efikasitetit dhe forcimin e kontrollit në një sektor kaq strategjik për ekonominë e vendit.

1 nga 5

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›