E Premte, 6 Nëntor 2026

Ben Blushi zbulon 100 personazhet e “Historive të çmendura të Tiranës”/ Nga pashallarët te diktatorët, mbretërit dhe figurat e njohura

Shkrimtari dhe politikani i njohur Ben Blushi ka zbuluar listën e 100 personazheve që përfshihen në librin e tij më të fundit, “Historitë e çmendura të Tiranës”, një rrëfim që sipas tij sjell katër shekuj histori të kryeqytetit shqiptar përmes ngjarjeve të pazakonta, episodeve pak të njohura dhe historive të pabesueshme.

Ben Blushi historite e cmendura te tiranes

I promovuar pak ditë më parë, libri përmban 38 kapituj dhe rreth 100 personazhe historike, që shtrihen në një periudhë nga viti 1600 deri në vitin 2000.

Nga themeluesi i Tiranës, Sulejman Bargjini, te familjet e njohura të qytetit, pashallarët, bejlerët, mbretërit, politikanët, shkrimtarët dhe figurat e huaja, Blushi sjell një panoramë të historisë së Tiranës, ku ndërthuren ngjarje dhe personazhe të epokave të ndryshme.

Në listën e publikuar gjenden emra si Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Benito Musolini, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Mao Ce Duni, Pol Poti, Maks Velo, Teodor Keko dhe Leka Zogu.

Gjatë promovimit të librit, Blushi ndau me publikun disa prej historive të përfshira në vepër, duke u ndalur edhe te ndalimet e vendosura gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.

“Enver Hoxha u fut në garë me Pol Potin dhe Mao Ce Dunin dhe shpikte ndalime të reja. Një nga këto ndalime ishte ndalimi i emrit Muhamet, dhe këtë e bëri si propozim Mehmet Shehu, i cili vetë e kishte emrin Muhamet”, tha Blushi.

Përmes këtyre personazheve, libri ndërthur historinë politike, shoqërore dhe kulturore të Tiranës, duke sjellë në vëmendje jo vetëm figurat që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit, por edhe histori dhe episode më pak të njohura për publikun.

LISTA E PLOTË E 100 PERSONAZHEVE TË LIBRIT

  1. Sulejman Bargjini
  2. Tyrjani
  3. Ibrahim Bargjini
  4. Ibrahim Toptani
  5. Ibrahim Kavaja
  6. Ibrahim Bushatlliu
  7. Humajum Hanëmi
  8. Kapllan Pasha
  9. Haxhi Et’hem Beu
  10. Ballkëzja
  11. Edward Lear
  12. Giorgio
  13. Mahmut Toptani
  14. Mamica Kastrioti
  15. Zenel Bastari
  16. Baba Shemimi
  17. Murad Toptani
  18. Naim Frashëri
  19. Refik Toptani
  20. Sadije Toptani
  21. Gani Toptani
  22. Esat Pashë Toptani
  23. Iljaz Toptani
  24. Petro Shallvari
  25. Abdyl Hamiti
  26. Wilhelm Wied
  27. Otto Witte
  28. Tundja
  29. Max Hoffman
  30. Burhanedin Mehmed Shezade
  31. Ignaz Trollmann
  32. Franz von Nopcsa
  33. Bajazit Doda
  34. Servete Maçi
  35. Ahmet Zogu
  36. Senije Zogu
  37. Myzejen Zogu
  38. Ruhije Zogu
  39. Maxhide Zogu
  40. Avni Xhaxhuli
  41. Shehzade Mehmed Abidi
  42. Beqir Valteri
  43. Harry Fultz
  44. Fan Noli
  45. Avni Rustemi
  46. Ndre Mjeda
  47. Gjergj Fishta
  48. Mehmet Shehu
  49. Armando Brasini
  50. Florestano di Fausto
  51. Benito Musolini
  52. Mid’hat Frashëri
  53. Abdyl Frashëri
  54. Skënderi
  55. Dhimitër Canco
  56. Haki Stërmilli
  57. Leo Elton
  58. Mehdi Frashëri
  59. Çapi
  60. Lef Nosi
  61. John Wesley de Kay
  62. Sarah Bernhardt
  63. Stavri Blushi
  64. Agavnia Mesqian
  65. Virxhinia Mesqian
  66. Shahan Mesqian
  67. Rupen Mesqian
  68. Vasil Laçi
  69. Vittorio Emanuele
  70. Geraldina Zogu
  71. Sali Njazi Dede
  72. Enver Hoxha
  73. Marko von Toptani
  74. Xhaviti
  75. Günter Netzer
  76. Akaki Horava
  77. Sabiha Kasimati
  78. Stanislav Zuber
  79. Mao Ce Duni
  80. Pol Poti
  81. Maks Velo
  82. Zheko Zhikov
  83. Odile Daniel
  84. Vladimir Butuzovi
  85. Nikita Hrushovi
  86. Çan Pa
  87. Laurent-Désiré Kabila
  88. Omar Bongo
  89. Inácio Lula da Silva
  90. Dhimitër Shuteriqi
  91. Josef Fitzthum
  92. Ajnshtajni
  93. Jani Basho
  94. Andromaqi
  95. Lirika
  96. Dyli
  97. Teodor Keko
  98. Sudja
  99. Gogo
  100. Leka Zogu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›