Cristiano Ronaldo tërhiqet nga kombëtarja e Portugalisë: Ka ardhur koha të dorëzoj fanellën me numrin 7
Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një karriere 23-vjeçare me përfaqësuesen luzitane.

Sulmuesi 41-vjeçar e bëri të ditur vendimin përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku u drejtua tifozëve portugezë dhe njoftoi se kishte ardhur momenti për t’ia lënë vendin brezit të ri.
“Popullit portugez, ka ardhur dita që të dorëzoj fanellën me numrin 7 të kombëtares sonë”, u shpreh Ronaldo.
Ai theksoi se vendimi nuk ishte i lehtë, pasi për 23 vite kishte pasur privilegjin dhe përgjegjësinë të mbante këtë fanellë dhe të përfaqësonte vendin e tij në stadiumet e gjithë botës.
Ronaldo debutoi me Portugalinë në gusht të vitit 2003 dhe gjatë karrierës së tij regjistroi 234 ndeshje dhe 146 gola, rekorde botërore për një futbollist në nivel kombëtaresh.
“Një rrugëtim që nisi në gusht të vitit 2003 dhe që ndryshoi jetën time përgjithmonë, tashmë ka ardhur në fund”, deklaroi ylli portugez.