E Martë, 3 Nëntor 2026

Dijonisi tregon arsyen e vërtetë të largimit nga “Ferma VIP” dhe flet me emra: Kë shoh dhe kë dua fitues

Monitorimi 24 orë me kamera ishte një nga arsyet kryesore pse Dijonis Biba la në mes rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.

Ai tha  se një vendim të tillë e ka pasur ndërmend që ditën e parë dhe pavarësisht përpjekjes, nuk ka arritur dot t’ia dalë.

Dijonisi foli edhe për fituesin e këtij edicioni të parë të “Ferma VIP”. Ai tha se mund ta fitojë Albano, ndërsa vet ai ka qejf që të jetë Renisi triumfues.

“Mendoj se fermën do e fitojë Albano dhe ai që dua unë ta fitoj është Renisi. Kam kaluar shumë mirë me të.

Unë kam dashur të largohem që ditën e parë. Më dukej se nuk do përshtatesha dot 24 orë me kamera. Nuk do torturohesha më”, tha Dijonisi./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›