E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej aty, ne e spostuam te kthesa e Levanit

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej kurrë aty, pasi shkatërron përfundimisht habitatin e zogjve të zonës.

Në një konferencë për medie, Berisha u shpreh se kjo ishte arsyeja pse qeverisja e PD-së e spostoi dhe do e ndërtonte tek kthesa e Levanit.

“I njëjti grup që na tha ne se nuk mund të ndërtohet aty për shkak të flamingove dhe zonës, i njëjti grup i tha edhe Edi Ramës në vitin 2017. I thanë nuk ndërtohet këtu.
Këta e ndërtuan. Ku mund të pengoheshin ata para 130 milionë vjedhje së bashku?!”, u shpreh ai.

Ndërsa komentoi mbledhjen e zgjeruar të kryeministrit Edi Rama në Pogradec, Berisha tha se zgjidhja e vetme e kësaj krize të frikshme që po përpin vendin, është dorëheqja dhe largimi i tij i menjëhershëm nga detyra.

Kreu i PD-së tha se asnjë ndryshim në qeveri “nuk mund të mashtrojë qytetarët shqiptarë. Shqiptarët kanë gati 90 ditë, PD ka vite të tëra që kërkon dorëheqjen dhe largimin e tij”.

I pyetur se kur do t’i mbledhë strukturat PD për të pasur një organizim për sesionin e ri politik, Berisha u shpreh se PD nuk e ka ndërprerë punën.

“Nuk u rrezitëm gjatë kësaj vere as në jahte, as në skafe, ne kemi vazhduar punën dhe do vazhdojmë. Strukturat tona kanë funksionar në objektivat e tyre dhe mblidhen këtë javë e në vazhdim”, u shpreh ai.

/m.m/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›