E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Kandidatura jonë për Avokatin e Popullit është Besim Ndregjoni

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se kandidatura e opozitës për Avokatin e Popullit është Besim Ndregjoni.

Në një konferencë për mediet, Berisha tha se kandidatura e opozitës për Avokatin e Popullit vjen nga radhët e shoqërisë civile.

“Besim Ndregjoni është kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij në rast se rikthehej tek seancat e parlamentit të shkuar, erdhi për votim në parlament. Në ligjin e Parlamentit, Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. E pranojnë, s’e pranojnë, atë nuk mund ta them, por në votim, duhet të hidhet”, tha Berisha.

“Ndregjoni është kryetar i një shoqate, me eksperiencë. Një njeri që çështjen e të drejtave të njeriut e ka në gen, në gjak, por ata nuk duan. Ose nëse duan, ja kush është kandidatura”, pohoi ai.

Sipas Berishës, po bëhet tentativë që Avokati i Popullit, si i vetmi institucion që mazhoranca e ka pasur në ujdi me opozitën, të merret.

“Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, ta marrin, por rregulli ka qenë gjithnjë se është propozim i opozitës dhe opozita ka disa”, vijoi Berisha.

Në lidhje me Avokatin e Popullit, sot u shpreh edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili në një prononcim për mediet, pohoi se “përpjekjet e shumicës parlamentare tanimë në kufijtë e 3/5 janë që t’i japim Shqipërisë një Avokat Populli edhe në vizionin Shqipëria 2030, anëtare e BE-së”.

/e.i//r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›