E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PD vazhdon ripërtëritjen, dy të tretat e kryesisë u ripërtërinë me vajza, gra dhe të rinj

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale se, Partia Demokratike ka vijuar procesin e ripërtëritjes së brendshme dhe konsolidimit të strukturave drejtuese.

Berisha u shpreh se PD ka zhvilluar mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar, ku janë zhvilluar zgjedhjet për kryesinë e re të partisë.

Sipas tij, procesi ka reflektuar frymën e Kuvendit të Ripërtëritjes dhe ndryshimeve në parti.

Ai theksoi se një pjesë e rëndësishme e strukturës drejtuese është rinovuar.

“Rreth dy të tretat e kryesisë u ripërtërinë në tërësi me zonja, vajza, gra dhe të rinj”, u shpreh kreu i PD-së.

/gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›