E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Ukraina refuzon humbjen e Kostiantynivkas

KIEV/MOSKË, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria ukrainase nuk e ka konfirmuar pretendimin e Moskës se ka pushtuar qytetin Kostiantynivka, në rajonin industrial Donbass të Ukrainës lindore.

Raporti i mëngjesit i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës deklaroi se luftimet po vazhdonin në qytet, i cili dikur kishte një popullsi prej 67 000 banorësh.

Luftimet po vazhdojnë gjithashtu në fshatra edhe më afër pozicioneve ruse, siç është Ivanopylia.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte thënë mbrëmjen e kaluar gjatë një vizite në një qendër komande se ushtria ruse e kishte vënë Kostiantynivkan plotësisht nën kontrollin e saj.

Ndërkohë, Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW) shkroi se forcat ruse kishin bërë përparime territoriale në Kostiantynivka në javët e fundit.

Megjithatë, prania ruse në qytet përbëhet kryesisht nga forca të vogla sulmuese që veprojnë midis pozicioneve ukrainase.

ISW e interpretoi njoftimin e fitores së Putinit si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e medias përpara festimeve të fundjavës që shënojnë 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Presidenti rus u shfaq me uniformë midis ushtrisë për herë të parë pas një kohe të gjatë.

Shpallja e sukseseve të ushtrisë është e rëndësishme për Putinin./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›