E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama “fluturon” në Korçë me helikopter pasi u shembën akset rrugore

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama udhëtoi me helikopter drejt Korçës pasi akset e juglindjes janë shembur.

Sipas Berishës, kjo tregon dështimin e qeverisë në infrastrukturë dhe shkëputjen nga realiteti i qytetarëve.

Aksi rrugor Librazhd-Pogradec është i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjes së tokës në zonën e Arrat e Gurrës në fshatin Dragostunjë.

Rruga pësoi edhe sot rrëshqitje pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›