E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të premten tryezë e gjerë e opozitës për caktimin e protestës kombëtare

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se këtë të premte do të zhvillohet një tryezë e gjerë me pjesëmarrjen e forcave opozitare, shoqërisë civile dhe faktorëve të rëndësishëm shoqërorë, ku do të vendosen data e protestës kombëtare dhe qëndrimet për veprimet e ardhshme.

“Ne shkojmë në tryezë të hapur, për të dëgjuar dhe diskutuar me të pranishmit, dhe për të vendosur së bashku mbi qëndrimet dhe protestat që do të ndërmarrim në vazhdim”, tha Berisha.

Ai shtoi se datën për protestën do ta përcaktojë kjo tryezë.

Berisha gjithashtu akuzoi për djegien, prishjen, manipulimin dhe asgjësimin e provave që, sipas tij, po ndodh në zyrat e Kryeministrisë dhe agjencive në varësi të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Berisha gjithashtu shtoi se, qeveria po vepron në mënyrë që pengon transparencën dhe llogaridhënien.

Duke folur për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Berisha theksoi se deputetët e PD-së po kërkojnë mbledhjen e këtij forumi parlamentar.

“Thirrja që anëtarët e Këshillit të Mandateve, deputetë të PD-së, po i bëjnë mbledhjes së këtij forumi parlamentar, kërkon që të zhbllokojë me çdo kusht parlamentin e bllokuar nga Edi Rama dhe të marrë fund një grusht shteti që ai po zhvillon”, tha Berisha.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›