E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha akuzon SpahiunNa prishi me Greqine

TIRANE- Partia Demokratike do te kerkoje ndjekje penale per ish-nenkryetarin e KLD-se Kreshnik Spahiu me argumentin se ka cenuar marredheniet me vendet fqinje per shkak te levizjes Kuq e Zi. Ky raport akuzoi direkt ish-nenkryetarin e KLD-se Spahiun se ka shperdoruar detyren dhe ka devijuar nga institucioni kushtetues. Ne raport thuhet se Spahiu ka trajtuar me negativitet censusin dhe nepermjet kesaj ka tentuar te cenoje marredheniet me fqinjet. Ne kete perfundim ka arritur komisioni parlamentar i ngritur per te hetuar veprimtarine e tij i cili miratoi raportin perfundimtar te hetimit ku kerkohet gjithashtu edhe shkarkimi i Spahiut nga KLD. Shkarkimi eshte nje kerkese nul per shkak se nenkryetari i KLD-se ka dhene doreheqjen e cila eshte pranuar tashme me shumice votash nga ana e KLD-se por gjithsesi demokratet do te vazhdojne me planin e tyre. Kryetari i ketij komisioni Enkelejd Alibeaj u shpreh se komisioni evidentoi shkelje te shperdorimit te detyres qe lidhen me mbledhjet dhe vendimet e KLD-se si edhe shkelje financiare qe lidhen me udhetimet jashte Shqiperise. Kreshnik Spahiu me dashje te drejtperdrejte ka devijuar nga funksioni kushtetues i nenkryetarit te KLD-se njeherazi anetar i saj dhe e ka zevendesuar ate me veprimtari te qarte politike. Ka abuzuar ne menyre flagrante dhe ka shperdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar te institucionit deklaroi Alibeaj. Eumlshte larguar ne menyre afatgjate ne funksion te axhendes politike pa njoftim te organeve kushtetuese me te cilat lidhet detyra e tij kushtetuese. Ky komision ka detyrimin ligjor te formuloje dhe te percjelle rekomandimet perkatese. Ti propozoje Kuvendit te Shqiperise qe ti dergoje raportin perfundimtar prokurorit te pergjithshem qe te vleresoje gjetjet e ketij raporti per ushtrimin e ndjekjes penale theksoi ai. Hapi tjeter saktesoi Alibeaj do te jete dergimi i raportit perfundimtar KLSH-se me qellim qe te vleresoje gjetjet e raportit per te mundesuar kthimin e shumave financiare te pervetesuara pa te drejte nga zoti Kreshnik Spahiu.
Me poshte jane disa nga gjetjet e ketij raporti

GJETJET E KOMISIONIT HETIMOR
1. Mbi devijimin nga funksioni kushtetues dhe zevendesimin me veprimtari politike te papajtueshme me detyren
Jane dokumentuar rreth 30 aktivitete te Aleances Kuq e Zi per periudhen mars 2011-janar 2012. Ne keto aktivitete zoti Spahiu shfaqet me cilesine e folesit dhe organizatorit te Aleances Kuq e Zi. Ai ne emer te kesaj organizate eshte shprehur per ceeshtjen e censusin duke e kundershtuar per krijimin e deges se Aleances Kuq e Zi per krijimin e platformes se bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem per ceshtjen etnike per shqiptarizimin e emrave per festa kombetare per trajtimin e barabarte te shqiptareve me maqedonasit per themelimin e forumit rinor te Aleances Kuq e Zi per pergatitjen e festimeve te Aleances Kuq e Zi per pavaresine per detyrimet kushtetuese te shtetit per vendimet antikombetare te politikes shqiptare per hapjen e konsullates shqiptare ne Manastir per mbledhjen e Asamblese Kombetare te Aleances Kuq e Zi per aksionin e ri politik kunder sulltaneve te rinj dhe kufizimin e mandateve per programin politik te Aleances Kuq e Zi me rastin e pervjetorit te vdekjes se Skenderbeut per rinovimin e klases politike nepermjet aksionit te kontrates kuq e zi ne cdo shtepi etj.
Funksionari kushtetues Kreshnik Spahiu duke iu referuar statusit te anetarit zevendeskryetar te KLD-se u ka derguar letra te karakterit diplomatik perfaqesuesve te larte shteterore te shtetit te Kosoves ministrit te Brendshem madje edhe gjithe popullit kosovar perfaqesuesve te larte shteterore te shtetit te Serbise Presidentit dhe zevendeskryeministrit dhe perfaqesuesve te larte shteterore te shtetit te Greqise.
Z. Kreshnik Spahiu ka realizuar nje numer te konsiderueshem aktivitetesh jashte territorit shqiptar Maqedoni Kosove Itali Mbreteri e Bashkuar SHBA etj.
Ne keto aktivitete zoti Kreshnik Spahiu paraqitet me cilesine e organizatorit drejtuesit apo kryetarit te organizates Aleanca Kuq e Zi. Ne te gjitha keto lajme tregohet ne menyre te dukshme edhe cilesia e z. Spahiu prej funksionari kushtetues nepermjet etiketimeve Zevendeskryetari i KLD-se apo Numri dy i KLD-se
A. Nder ceshtjet kryesore qe jane trajtuar ne daljet dhe organizimet publike e qe i kane dhene ngjyrim te plote politik veprimtarise se z. Spahiu eshte ajo e CENSUS-it. Ky proces u anatemua qe ne fillimet e veta prej zevendeskryetarit te KLD-se. Me te padrejte e duke shtremberuar ate cfare ligji parashikonte ne te vertete ai u mundua qe ta paraqiste ate si nje proces i cili kishte te bente thjesht dhe vetem me regjistrimin e popullsise.
Ajo cfare zevendeskryetari i KLD-se tejkaloi pergjate trajtimit ne publik me qellim anatemimin e procesit te CENSUS-it ishte se ai perdori mjete aspak demokratike per te arritur nje qellim kaq te shenjte te demokracise.
Se pari ne keqbesim te plote u perdor qofte petku i tij si zyrtar i larte shteteror per te injektuar ne publik nje permbajtje te rreme te ligjit. Pra thjesht z. Spahiu ka mashtruar publikun.
Se dyti ai ka shperdoruar postin e tij si zyrtar i larte shteteror. Ky funksionar kushtetues ka shperdoruar postin zyrtar dhe eshte sjelle tej ndalimeve kushtetuese dhe ligjore.
Se treti ky zyrtar shteteror i pozicionuar ne pushtetin gjyqesor qe ka si devize te sjelljes se tij me shume se kushdo tjeter zbatimin e ligjit dhe jo komentimin e tij ne mosrespektim te plote jo vetem te detyrimeve ligjore por edhe te urdherimeve te moralit shteteror publikisht ka sulmuar nje ligj - ligjin per CENSUS-in - pra me fjale te tjera punen veprimtarine dhe mbi te gjitha vullnetin e Kuvendit si organ perfaqesues i qytetareve.
B. Nen te njejten fryme dhe ne paralelizem te plote u trajtua ne dalje mediatike e bashkeshoqeruar me organizime njerezish ne ambiente publike eshte edhe ceshtja e ndryshimit te kombesise. Zyrtari kushtetues Spahiu ne keqbesim te plote ndaj publikut dhe ne shperdorim flagrant te hierarkise qe posti i jepte ndaj segmenteve te caktuara te gjyqesorit e ka trajtuar politikisht kete ceshtje. Me doza te forta populizmi dhe hipokrizie si dhe perpjekje te rrezikshme per te acaruar marredheniet ndershteterore me fqinjet duke ndjelle nje fryme teresisht te ndryshme nga ajo e bashkejeteses dhe respektit reciprok ai instrumentalizoi dhe adoptoi si pjese te levizjes se vet politike edhe veprimet gjyqesore. Ne fakt e gjithe kjo levizje pati si baze te saj premisa deri edhe fyese per inteligjencen dhe karakterin e shqiptareve. Ishin pikerisht pamundesia karakteriale apo paaftesia intelektuale e shqiptareve per tju bere balle tundimeve banale dhe ordinere te nderrimit te kombesise. E analizuar nen kete prizem del fare qarte keqbesimi qe nje zyrtar i tille ka mbajtur ndaj nje kombi te tere dhe shperdorimi i ndjenjave te tyre mbi identitetin kombetar. Duket qarte qe gjithcka qe eshte luajtur me ndjenjat e shoqerise sone duke angazhuar dhe instrumentalizuar edhe sistemin gjyqesor eshte bere per qellime pragmatiste politike te shtyra nga nje motivim egoist individual.
C. Ne jo pak raste dhe nen formen e zakonshme te mbajtjes se tubimeve ne vende publike z. Spahiu ka artikuluar edhe ceshtje lidhur me nocionin e Shqiperise Etnike. Kjo teme terheq sigurisht interesin dhe vemendjen e kujtdo madje ne menyre idealiste edhe larteson figuren e atyre qe artikulojne te tilla ide. Por nuk mund te lihet pa u permendur se tashme shteti shqiptar sikunder edhe i gjithe rajoni e me gjere eshte i perfshire ne nje filozofi dhe ideologji shtetformuese teresisht te ndryshme nga ajo qe predikon zevendeskryetari i KLD-se. Ideologjia dhe filozofia e sotme eshte qe perkujdesi mireqenia lirite dhe te drejtat e njeriut pra edhe e shqiptareve plotesohen realizohen permbushen prosperohen me shpejt me shume me qendrueshem ne nje hapesire territoriale politike ekonomike e sociale qe nuk njeh kufijte apo me sakte qe nuk njeh ndarje dhe diskriminime. Pa dallim rrace gjuhe etnie prejardhje sociale etj. Eumlshte kjo tashme e zyrtarizuar si nje politike shteterore e Shqiperise. Angazhimi konkret me levizje dhe tubime nen petkun e nacionalizmit histerik perkundrejt kesaj politike shteterore te integrimit ne Europen e Madhe - politike e gjithepranuar e Shqiperise tashme - ka vecse qellime primitive per tu shnderruar artificialisht ne aktor apo faktor ne ambientin politik.
D. Ne kete vazhde jane edhe te ashtuquajturat letra publike te drejtuara nga zyrtari kushtetues z. Spahiu drejt personaliteteve te larta te shteteve fqinje. Duke abuzuar me asociacionin iluziv te paralelizmit midis zyrtareve te larte te huaj letermarres pretendohet te ndertohet artificialisht edhe madheshtia zyrtare dhe publike e figures se leterderguesit.
E. Per te permbushur edhe mozaikun e sjelljes politike te ketij zyrtari jane edhe anatemimet apo kundershtimet ndaj sulltaneve te politikes se brendshme. Perdorimi i frymes radikalo-ekstremiste deri edhe revolucionare eshte instrument qe ka treguar te jete i afte te terheqe vemendjen e shoqerise. Por ne mungese te plote te konstruktivizmit ne arsyetim ky eshte shtrati me i sigurt per instalimin e nje fryme te helmuar midis shtresave ne nje shoqeri. Injektimi i tensioneve te brendshme frymes se antitetizmit te totalitarizmit te permbysjes me mjete dhune eshte qendrimi i gabuar i afte te trondise - nese ushqehet - edhe vete bazen e sistemit demokratik pikerisht besimin e shoqerise ne funksionimin e mekanizmit te perfaqesimit nepermjet votes. Ka vetem nje arsye se perse mund te anatemohet nje sistem i tille pafuqia intelektuale dhe shterpesia ideore per tu pershtatur me kete sistem vlerash dhe mjetesh. Prej zyrtarit Spahiu eshte kerkuar te fitohen kredo politike duke e treguar veten si mbartes i nje fryme te re reformuese. Por shtremberimi i krijuar prej aktivitetit ne fjale eshte se nepermjet tij nuk propogandohen reformime ideore por zevendesim artificial individesh logjike kjo qe i pershtatet sistemeve totalitare te dhunshme.
Ne keto rrethana Komisioni Hetimor nxjerr perfundimin se zoti Kreshnik Spahiu me dashje te drejtperdrejte ka devijuar nga funksioni kushtetues i zevendeskryetarit te KLD-se njeherazi anetar i saj dhe e ka zevendesuar ate me veprimtari politike.
Nga analiza e ketyre fakteve Komisioni Hetimor nxjerr perfundimin se zoti Kreshnik Spahiu ka abuzuar ne menyre flagrante dhe ka shperdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar te institucionit.
3. Mbi largimin me misione afatgjata dhe ne menyre te perseritur ne funksion te axhendes politike pa leje te organeve eprore sipas ligjit.
Sipas te dhenave konstatohet se zoti Kreshnik Spahiu per vitin 2011 ka dale dhe ka qendruar jashte territorit te Republikes se Shqiperise per nje periudhe ne total prej 26 ditesh kalendarike me total dalje 8 here. Ne kete perllogaritje nuk eshte perfshire leja e zakonshme e tij prej 1 muaji. Z. Spahiu vetem ne dy raste ka njoftuar Kryetarin e KLD-se per largimet e tij jashte territorit te Republikes.
Nga dokumentacioni i shqyrtuar rezulton se pothuajse ne cdo rast te largimit jashte shtetit z. Spahiu nuk ka zbatuar praktiken e njoftimit te organit epror. Ne vitin 2011 ai ka njoftuar vetem 2 here Presidentin e Republikes per levizjet jashte shtetit duke kerkuar madje edhe leje prej tij. Ne te gjitha rastet e tjera nuk ka asnje akt njoftimi te tille edhe pse keto largime jane kryer nga z. Spahiu pergjate kohes normale te punes.
Koha e perdorur per zhvillimin dhe pjesemarrjen ne keto aktivitete ka zvogeluar ndjeshem kohen te cilen ky funksionar duhet tia dedikonte ushtrimit te detyres kushtetuese te tij. Eumlshte e padyshimte lidhja organike e ketij argumenti me faktin e renies se intensitetit dhe te cilesise se ushtrimit te detyres se zevendeskryetarit te KLD-se sic u konkludua nga Komisioni Hetimor ne faktet e pershkruara te drejtimit te dyte hetimor te ketij raporti.
Nga analiza e ketyre fakteve Komisioni Hetimor nxjerr perfundimin se z. Kreshnik Spahiu eshte larguar me misione afatgjata dhe ne menyre te perseritur ne funksion te axhendes politike pa njoftim te organeve kushtetuese me te cilat lidhet ushtrimi i detyres se tij kushtetuese.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›