E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista e Alibeajt udhetimet dheabuzimet me kompetencat e KLD

Kompetencat si anetar i vendimmarrjes ne KLD
Viti 2009 - Ne vitin 2009 jane zhvilluar 15 mbledhje te KLD-se. Rendi i dites ka patur te perfshira gjithsej 134 ceshtje nga te cilat jane shtyre per mbledhje te ardhshme 48 prej tyre. Lidhur me procedimet disiplinore gjate vitit 2009 nga 12 kerkesa te shqyrtuara nga KLD jane dhene masa vetem ne 3 raste.
Viti 2010 - Ne vitin 2010 jane zhvilluar gjithsej 14 mbledhje. Rendi i dites ka patur te perfshira 100 ceshtje nga te cilat 91 ceshtje jane marre ne diskutim dhe 9 ceshtje jane shtyre per mbledhje te ardhshme. Lidhur me procedimet disiplinore gjate vitit 2010 nuk eshte dhene asnje mase nga KLD ndonese jane shqyrtuar dy prej tyre.
Viti 2011-Ne vitin 2011 jane zhvilluar gjithsej 8 mbledhje. Nga analiza e datave te mbledhjeve te mesiperme rezulton se periudha kohora nga mbledhja e 2-te ne mbledhjen e 3-te te vitit 2011 eshte me e gjate se 2 muaj. Kjo tregon se gjate vitit 2001 kohe ne te cilen eshte aktivizuar Aleanca Kuq e Zi eshte shkelur ligji nr. 8811/2001 Per organizimin dhe funksionimin e KLD-se i ndryshuar neni 19 i te cilit percakton se mbledhjet zhvillohen jo me rralle se njehere ne dy muaj. Rendi i dites i mbledhjeve te vitit 2011 ka patur te perfshira 107 ceshtje nga te cilat jane shtyre per mbledhje te ardhshme 23 ceshtje. Lidhur me procedimet disiplinore gjate vitit 2011 nga 5 kerkesa te shqyrtuara jane dhene vetem 2 masa disiplinore.
Nga analiza e veprimtarise se KLD-se nxirret perfundimi se z. Spahiu i pajisur me nje arsenal te plote kompetencash kushtetuese e ligjore te zevendeskryetarit te KLD-se nuk ka kontribuuar ne pengimin dhe korrigjimin e situatave te shkeljes se ligjit ne te cilat eshte ndodhur KLD-ja e cila ka vepruar ne kohe vetem ne rastet e plotesimit te vendeve vakante dhe emerimit emerime te cilat jane bere me vonese nga paraqitja e kandidaturave pertej kritereve ligjore dhe jo transparente. Ai ka toleruar zvarritjen ne menyre te ndjeshme te ceshtjeve shume te rendesishme te mirefunksionimit te sistemit gjyqesor sic jane miratimi i akteve nenligjore vleresimi profesional i gjyqtareve shpalljen e vendeve vakante dhe emerimin e te diplomuarve nga Shkolla e Magjistratures si dhe procedimet disiplinore me pasoje humbjen e efektivitetit te tyre. Ne kete drejtim nuk eshte kujdesur qe bazuar ne kompetencen per thirrjen e mbledhjes dhe per caktimin e ceshtjeve ne rendin e dites ceshtje kaq te rendesishme te mos shtyhen nga njera ane por edhe ne rastet kur ato jane shtyre nuk ka ushtruar kompetencen ligjore per perfshirjen e tyre ne rendin e dites te mbledhjes me te afert.
Kompetencat si drejtues administrativ i KLD-se
Gjate vitit 2011 z. Kreshnik Spahiu rezulton te kete kryer gjithsej 15 udhetime jashte shtetit. Ne funksion te ketyre udhetimeve nga buxheti i shtetit jane shpenzuar ne kundershtim me ligjin 65 te shpenzimeve vjetore per udhetim e dieta. Udhetimet jashte shtetit te perballuara me shpenzimet buxhetore paraqesin parregullsi dokumentacioni dhe tregojne abuzim financiar me buxhetin e institucionit.
Nga dokumentacioni i administruar zyrtarisht nga KLD dhe i derguar ne Komisionin Hetimor rezulton se ne asnje prej udhetimeve te kryera jashte shtetit nga z. Spahiu KLD nuk eshte njoftuar paraprakisht dhe as nuk ka marre vendim per te autorizuar keto udhetime. Ato cilesohen si udhetime individuale te z. Spahiu te zhvilluar ne funksion te axhendes se tij personale.
Rezulton se ne te gjitha udhetimet te kryera nga z. Spahiu jashte shtetit te pretenduara prej tij si udhetime zyrtare ne asnje rast ai nuk ka permbushur detyrimin ligjor te sanksionuar ne nenin 5 te ligjit nr.9095 date 3.7.2003 Per sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise e cila parashikon se 1. Ministrite institucionet qendrore dhe organet e pushtetit vendor ushtrojne funksione te marredhenieve me jashte brenda fushes se veprimtarise se tyre. Ne ushtrimin e ketyre funksioneve ato veprojne ne bashkepunim me Ministrine e Puneve te Jashtme dhe e njoftojne ate per cdo veprimtari. Ky element determinon ne aspektin ligjor se largimet afatgjata jashte shtetit te z. Spahiu nuk jane te karakterit zyrtar. E bashke me to edhe shpenzimet e buxhetit te shtetit te kryera per to. Nga ana tjeter ne te gjitha keto raste Zoti Kreshnik Spahiu ka perfituar page te plote duke abuzuar keshtu me fondet publike dhe duke mos permbushur detyren e tij funksionale.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›