E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kritikon Ramën, akuza për mungesë transparence në Zvërnec

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër deklaratat e së dielës të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se sulmoi protestuesit në vend që të japë sqarime për projektin në Zvërnec.

“Edi Rama përdori sot monologun e mashtrimeve të tij të së dielës për të sulmuar, kërcënuar dhe përçmuar dhjetëra mijëra qytetar që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës. E vërteta është se këto protesta kanë në themel veprimet me zero transparencë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij në investimet në Zvërnec”, u shpreh Berisha.

Berisha ngriti shqetësime për mungesën e transparencës lidhur me investimin, çështjet e pronësisë dhe ndikimin mjedisor të projektit, duke i cilësuar këto si arsyet kryesore të protestave.

“U përpoq të mashtronte shqiptarët se kemi marrë kryesinë e shoqatës së pyjeve ne Europë në një kohë kur jemi vendi me pyjet më të shkatërruara në Europë”, tha ai.

Sipas Berishës, protestat janë pasojë e veprimeve të qeverisë për këtë projekt, ndërsa qëndrimin e Ramës e cilësoi si një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›