Berisha në Strasburg: “Ramaduro” rrezik për Evropën, kartelet e drogës pastrojnë paratë në kulla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në grupin parlamentar të Partive Popullore Evropiane (EPP) në Strasburg. Në fokus të denoncimit të tij ishte qeverisja e Edi Ramës, të cilën ai e cilësoi si një “narkoshtet” që kërcënon sigurinë e kontinentit.
Duke e etiketuar Kryeministrin shqiptar si “Ramaduro” dhe “Noriega i Evropës”, Berisha deklaroi se kartelet e drogës, të lidhura drejtpërdrejt me kreun e qeverisë, dominojnë tregjet europiane të kokainës dhe heroinës. “Shqipëria është shndërruar në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa dhe resorte turistike,” u shpreh Berisha para eurodeputetëve.
Një tjetër pikë e akuzës lidhej me sigurinë kibernetike. Berisha akuzoi drejtpërdrejt AKSHI-n për eksportimin e të dhënave të qytetarëve tek grupet kriminale dhe armiqtë e NATO-s, duke e quajtur këtë një rrezik madhor rajonal.
/rtsh.al/