Berisha-protestuesve: U premtova gjermanëve, kur të vijmë ne në pushtet nuk do të eksportojmë më emigrantë

Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa fliste para protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zbardhi dhe disa nga bisedat që pati me anëtarë dhe zyrtarë të CDU-së në Gjermani pak ditë më parë.
Berisha tha se ju ka premtuar aleatëve të CDU, se kur të vijë PD në pushtet nuk do të eksportojë më emigrantë dhe krim drejt Gjermanisë.
“Të dashur miq pak ditë më parë isha në Berlin mora pjesë në Kngresin e partisë më të madhe të qendërs së djathta në Europë CDU, atje shtrëngova duart me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, takova miq të hershëm, miq të rinj. Ata mezi po presin fitoren e PD për të ndërtuar një marrdhënie të shkëlqyer. Unë u zotova se nga Shqipëria zero eksporte të refugjatës dhe krimit në Europë. Ky është zotimi ynë, zero tolerancë”, tha Berisha.