Berisha takon Salianjin në burg, kreu i PD: Do vazhdoj betejën deri në rrëzimin e diktaturës

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, ka vizituar ditën e sotme ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit. Vizita ka ndodhur pas mesdite, kur Berisha hyri në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit rreth orës 13:00.
Ervin Salianji, i cili u dënua më 27 Shtator të vitit të kaluar nga Apeli për akuzën e “kallëzimit të rremë” lidhur me dosjen “Babale”, është duke vuajtur një vit burgim. Ky rast është një nga çështjet që ka ngjallur shumë reagime dhe polemika në politikën shqiptare.