E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha takon në Valencia zëvendëspresidentin e PPE, Siegfried Mureșan

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Valencia, Spanjë, ku po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.

Gjatë këtij Kongresi, Berisha zhvilloi një takim bilateral me zëvendëspresidentin e PPE, Siegfried Mureșan.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha bëri të ditur se, gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elementë kyç për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet.

“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri”, theksoi Berisha.

“Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend”, u shpreh ai.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane, bëri të ditur Berisha.

1 nga 4

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›