Berisha thirrje qytetarëve: Nesër të gjithë në protestë në mbështetje të studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen nesër protestës në mbështetje të revoltës studentore.
Gjatë një konference për mediat, Berisha kërkoi mobilizimin e qytetarëve.
Ai u bëri apel shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve politike që të bashkohen në mbështetje të studentëve, duke theksuar se protesta duhet të jetë sa më masive.
“Thirrja ime është, të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre”, deklaroi Berisha.
Reklamë
Kreu i PD-së vlerësoi guximin, vendosmërinë dhe sakrificat e studentëve, duke u shprehur se ata kanë dëshmuar një nivel të lartë qëndrese dhe meritojnë mbështetjen e gjithë shoqërisë shqiptare.
Në deklaratën e tij, Berisha lëshoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, të cilën e cilësoi si narkodiktaturë.
Në përfundim, Berisha përsëriti thirrjen për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë, me mesazhin: “Të gjithë në Tiranë, të gjithë me studentët!”