Betohen në detyrën kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës

Betohen sot (5 dhjetor) në detyrën e re, kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.
Betimin si i pari i komunës së Leposaviqit e ka bëri Zoran Todiq, nga “Lista Serbe”. Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut u betua kryetari i ri, Millan Radojeviq, i cili pason në këtë detyrë Erden Atiq.
Në krye të komunës së Zveçanit ka marrë detyrën sot Dragisha Miloviq. Ky i fundit ka mbajtur dhe një fjalë pas ceremonisë së betimit, ku ndërsa shprehu vullnetin për bashkëpunim me të gjitha institucionet në Prishtinë, theksoi se përpara e presin sfida të mëdha.
“Periudha para nesh nuk do të jetë e lehtë, do të jetë me sfida. Të ruajmë së paku paqen dhe sigurinë në hapësirën e komunës. Çdo familje që banon në Zveçan të ndihet e sigurt. Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR, me EULEX, me OSBE, me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, është betuar në krye të detyrës si kryetar i komunës së Zubin Potokut, Millosh Peroviq, i cili garantoi se do të kryej detyrat e tij dhe do të ushtrojë kompetencat me nder dhe besnikëri.
“Unë si kryetar Millosh Peroviq deklaroj së do të kryej detyrat e mia dhe ushtroj kompetencat e mia me nder dhe besnikëri në mënyrë që të krijoj kushte për jetë në Komunën e Zubin Potokut te sigurt dhe të qetë. Si kryetar falënderoj të gjithë na presin plane të vazhdueshme të komunës”, ka thënë ai gjatë betimit të tij.
/rtsh.al/