E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani pret ambasadorin Guérot: Heqja e masave të BE-së, urgjente

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor. Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull. Në takim u diskutua edhe për marrjen e detyrës së kryetarëve të zgjedhur të komunave të Kosovës, përfshirë komunave në veri të vendit, proces ky që u realizua sot.

Presidentja theksoi urgjencën e heqjes së masave të BE-së të cilat padrejtësisht e pa asnjë arsye janë ende në fuqi dhe po dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e partneritetit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Francës. Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera të interesit të ndërsjellë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›