E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie kërkesa e LSI-së për korrektimin kombëtar



Bie poshtë kërkesa e LSI-së për aplikimin në zgjedhje të sistemit të korrektimit kombëtar të votave. Burime nga Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore bënë të ditur se kërkesa e paraqitur nga LSI-ja është rrëzuar nga anëtarët e Komisionit. Shkak për këtë ka qenë fakti, se për të aplikuar sistemin e korrektimit kombëtar nevojitet sërish ndryshimi i Kushtetutës. Kjo kërkesë ishte një nga kushtet kryesore, të cilat LSI-ja vendosi për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste. Por, me sa duket, kjo e fundit e ka refuzuar duke dhënë edhe ajo votën për të rrëzuar kërkesën e LSI-së në komision.

25 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›