Bizneset në Lushnjë nuk heqin tendat, inspektorët bashkiakë detyrohen të ndërhyjnë për lirimin e hapësirave publike

Jo të gjithë bizneset në qytetin e Lushnjës i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike.
Policia bashkiake vijon kontrollet edhe në këto ditë të para të gushtit, duke paralajmëruar subjektet që ende nuk kanë zbatuar urdhrin.
Pas një aksioni dyjavor, janë hequr disa tenda dhe çmontuar objekte të tjera pa leje, ndërsa janë prerë edhe pemët e mbjella nga privatët përgjatë rrugëve.
Pavarësisht njoftimeve për lirimin vullnetar të hapësirave të zëna deri në datën 31 korrik, ka biznese që kanë refuzuar dhe për këto subjekte do të aplikohen gjoba.
Në Lushnjë janë larguar edhe një pjesë e fermerëve të cilët shisnin fruta perime pranë akseve nacionale rrugore.
Gjithashtu të gjitha pemët dru frutore të mbjella në trotuare janë prerë për tu zëvëndësuar me llojin e pemëve dekorative që janë në territorin e kësaj bashkie./vizionplus.tv