E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet hajduti në Durrës

Policia e Durrësit ka përfunduar me sukses një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale, konkretisht vjedhjen e kabujve elektrikë të ndriçimit publik. Operacioni, i koduar “Light”, u zhvillua në vijim të punës intensive për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi Amaraldo Vezi, 35 vjeç, banues në Durrës. Hetimet paraprake tregojnë se ai dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të kabujve elektrikë në zona të ndryshme të qytetit, duke shkaktuar ndërprerje të ndriçimit rrugor në segmente të caktuara.

Aktualisht, po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal të tij dhe për të zbuluar raste të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›