E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 45 mijë euro të padeklaruara në Portin e Vlorës

Një 43-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi tentoi të hynte në vendin tonë me 45 600 euro të padeklaruara.

Shtetasi K.R u ndalua për kontroll në Portin e Vlorës. Gjatë kontrollit , në automjetin e tij tip furgon, u gjetën 45 600 euro që ai synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Shuma e parave është sekuestruar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›