E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krimi i rëndë në familje në Orikum, gazetarja: Çifti nuk ishin të divorcuar. Ngjarja, e paralajmëruar

Krimi i rëndë në familje tronditi Orikumin 3 ditë më parë, ku Llogora Xhebroj mbyti bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj dhe më pas vrau veten. Detaje të reja janë bërë publike në emisionin “Në kohë reale” në RTSH, ku gazetarja Afrovita Hysa tha se krimi ishte i paralajmëruar. Sipas gazetares, një ditë para ngjarjes tragjike, Llogora Xhebroj kishte deklaruar para familjarëve: “Unë nuk bëj burg për Sosen”.

Çifti nuk ishte i divorcuar, por kishin diskutuar për këtë hap edhe me familjarët. Nga dëshmitë e fëmijëve, problemet e tyre ishin të njohura jo vetëm për të afërmit, por edhe për fqinjët. Konfliktet ishin të herëpashershme dhe kryesisht të nxitura nga xhelozia.

“Nuk ishin divorcuar, kishin diskutuar  për divorcin edhe me familjarët e tyre. nga ajo që fëmijët kanë deklaruar, problemet e tyre në çift i njihnin të gjithë familjarët, madje edhe komshinjtë ishin në dijeni të konflikteve të tyre në çift. E gjithë situata vinte si pasojë e xhelozive dhe zënkat i kishin të herëpashershme. Sipas të afërmve të çiftit, vetëm një ditë më parë, Llogora Xhebroj ka deklaruar se ‘unë nuk bëj burg për Sosen’. Një krim i paralajmëruar, por deklarat e tij nuk ishte marrë shumë në konsideratë nga familjarët pasi ata çifti kishin patur konflikte të herëpashershme”, tha gazetarja.

Fqinjët e çiftit shprehen të shokuar nga ngjarja, duke pranuar se kishin dijeni për konfliktet e vazhdueshme mes tyre.

“Na ra si bombë kur e morëm vesh. Ishte njeri i mirë. Ishte xheloz, por këtë gjë nuk e prisnim, na ka shokuar”, u shpreh njëra nga fqinjët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›