E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO i rrëzon kërkesën për masë më të lehtë sigurie

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurimit personal. Meta, i cili ndodhet aktualisht në arrest me burg, kishte kërkuar që kjo masë të zëvendësohej me një masë më të butë sigurimi, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Kërkesa e Metës për lirimin nga qelia është rrëzuar edhe më parë nga të tria shkallët e gjyqësorit.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024. Dosja ‘Meta’ përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Vendimi i sotëm i GJKKO-së mund të ankimohet brenda 5 ditësh në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Vendimi i plotë i GJKKO-së:

Kërkuesi Ilir Metaj me datë 29.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 863, datë 05.01.2026, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, me objekt “Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale”, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›