Bllokohet qarkullimi në Vorë-Durrës, Autoriteti Rrugor njofton nisjen e punimeve për asfaltimin e rrugës

Nga kjo e hënë, qarkullimi i mjeteve që shkojnë drejt Durrësit nuk do të kryhet si zakonisht, duke përdorur autostradën.
Nga Vora deri tek “Ura e Dajlanit” trafiku do të jetë i bllokuar sepse Autoriteti Rrugor Shqiptar po kryen punime për riasfaltimin e aksit ekzistues.
Ndërhyrja do të jetë e organizuar në 4 pjesë: Vorë-Maminas, Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit dhe segmenti i fundit Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, punimet për çdo segment do të zgjasin deri në 2 ditë, ndërsa e gjithë ndërhyrja për sensin e autostradës në drejtim të Durrësit pritet të mbyllet pas 1 jave.
Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e mjeteve mund të përdorin si rrugë alternative aksin Vorë-Maminas, Katër rrugët e Shijakut-Durrës. Pasi të përfundojë ndërhyrja në aksin Vorë-Ura e Dajlanit, do të nisin punimet edhe në sensin tjetër të rrugës, Ura e Dajlanit-Vorë./vizionplus.tv