E Diel, 1 Nëntor 2026

I dyshuar për pjesëmarrje në atentarin ndaj Arjan Ndojit, ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe Amar Shkëmbi

Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i akuzuar për pjesëmarrje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, pritet të ekstradohet ditën e sotme në vendin tonë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjykara e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

ARRESTIMI NË DUBAI NË 2023

Amar (Dritan) Shkëmbi, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, u arrestua në Dubai në shkurt 2023. Operacioni për arrestimin e tij u krye nga Policia e Shtetit, SPAK-u dhe Interpol Abu Dhabi, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon të Francës.

GJKKO i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Arjan Ndoj, me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, i cili qarkullonte me automjet, së bashku me 2 shtetas të tjerë.

Si pasojë e të shtënave është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi Andi Maloku, (shoferi i prokurorit) dhe ka mbetur i plagosur prokurori. Kështu tha policia dje, duke shtuar se arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të vendit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›