Boksieri Anthony Joshua i shpëton aksidentit të frikshëm në Nigeri
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua i shpëtoi një aksidenti automobilistik në Nigeri, ndërsa dy miqtë e tij ndërruan jetë.Zëdhënësi zyrtar i Anthony Joshua, ka dhënë së fundmi një deklaratë.
Aksidenti fatal bëri që Joshua, 36 vjeç, të dërgohej me urgjencë në spital pasi makina Lexus SUV me të cilën ai udhëtonte humbi kontrollin ndërsa përpiqej të parakalonte me shpejtësi të lartë, kanë pohuar zyrtarët.
Joshua, Ayodele dhe Ghami ishin të gjithë në makinën SUV Lexus , e cila drejtohej nga një shofer vendas i punësuar, kur ajo u përplas me një kamion të palëvizshëm në autostradën famëkeqe të rrezikshme Lagos-Ibadan në Nigeri .
“Me trishtimin më të thellë konfirmojmë, pas një aksidenti rrugor në Lagos të Nigerisë, vdekjen e Sina Ghami dhe Kevin ‘Lateef’ Ayodele.
Joshua pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua me urgjencë në një qendër mjekësore në Lagos pas aksidentit.
“Të dy ishin miq të ngushtë dhe anëtarë të rëndësishëm të ekipit të Anthony-t.
Ne kërkojmë me respekt që familjeve t’u jepet hapësirë dhe privatësi në këtë kohë, ndërsa ata po përpiqen të përtypin këtë lajm vërtet tronditës dhe shkatërrues.
“Anthony pësoi lëndime në aksident dhe u dërgua në spital për kontrolle dhe trajtim, ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe do të mbetet atje për vëzhgim”- shkruhet aty.
/rtsh.al/