E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekt në ujësjellës, banorët pa ujë/ Vlorë, protestë para bashkisë. Qytetarët: Duam zgjidhje!

Në Vlorë, qytetarët protestojnë në dyert e bashkisë pasi prej 4 ditësh në qytet mungon furnizimi me ujë.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u përplasën edhe më policinë, ndërsa në shenjë protestë mbajnë në duar shishe bosh uji.

Kryetarja e bashkisë së Vlorës në një prononcim të parë për mediat garantoi se problemi tashmë është drejt zgjidhjes. Sipas saj, sot vijnë me avion nga Turqia 3 pjesë që duhen për riparimin e rrjetit.

Defekti i ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, bëri që qyteti bregdetar të mbetet pa ujë.

Ekipi i Ujësjellës Kanalizimeve ka bërë 3 prova për të rregulluar avarinë, por kanë rezultuar të pasuksesshme.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›