E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyqanet në Teheran mbyllen për të dytën ditë, protesta ndaj krizës ekonomike dhe zhvlerësimit të rialit

Dyqanet në Teheran u mbyllën për të dytën ditë radhazi në shenjë proteste ndaj përkeqësimit të situatës ekonomike, të shkaktuar nga sanksionet perëndimore dhe zhvlerësimi i shpejtë i monedhës kombëtare.

Riali (leku zyrtar) iranian ra në nivelin më të ulët historik, duke arritur 1.4 milion rialë për dollar dhe 1.7 milion rialë për euro, krahasuar me 820,000 rialë për dollar një vit më parë.

Zhvlerësimi i monedhës ka nxitur hiperinflacion dhe paqëndrueshmëri, me çmimet e mallrave që rriten nga dita në ditë. Protesta dhe greva tregtarësh u shënuan jo vetëm në Teheran, por edhe në qytete të tjera si Mashhad dhe Kermanshah, ku pati përplasje me forcat e rendit, përdorim gazi lotsjellës dhe tensione në rrugë.

Agjencitë iraniane raportuan se tregtarët kanë pezulluar aktivitetin për të shmangur humbjet, ndërsa protestuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të qeverisë për stabilizimin e kursit të këmbimit dhe një strategji të qartë ekonomike.

Në reagim, kreu i gjyqësorit urdhëroi sanksione ndaj përgjegjësve për luhatjet e kursit, ndërsa qeveria njoftoi zëvendësimin e guvernatorit të bankës qendrore me Abdelnasser Hematin, i cili pritet të marrë detyrën të mërkurën.

Presidenti Masoud Pesekian prezantoi buxhetin e ri në parlament, duke premtuar luftë kundër inflacionit. Buxheti parashikon një rritje pagash prej 20%, më e ulët se inflacioni aktual prej 52%, i cili ka rënduar ndjeshëm koston e jetesës dhe mallrat bazë.

They block streets. The regime blocks lives. Today’s reports describe protests and a bazaar strike across multiple cities—Tehran, Mashhad, and Kermanshah—met with tear gas and gunfire.

To every Iranian who stands up despite threats: your courage is rewriting the future.

The… pic.twitter.com/fstpPbsTgb

— OIAC: Organization of Iranian American Communities (@OrgIAC) December 29, 2025

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›