Boksieri shqiptar Kristian Prenga fiton me nokaut në Atlantic City

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Në mbrëmjen e zhvilluar në Bally’s Atlantic City (SHBA), boksieri shqiptar Kristian Prenga ka arritur një tjetër fitore të shpejtë në karrierë, duke mposhtur me nokaut Brandon Carmack. Dueli u mbyll pas vetëm 1 minute e 30 sekondash.
Me këtë rezultat, Prenga regjistron nokautin e tij të 19-të, duke konsoliduar më tej ecurinë dhe reputacionin e tij në kategorinë e peshave të rënda.
Eventi u ndoq nga një numër i konsiderueshëm mbështetësish shqiptarë të pranishëm në sallë.
/gj.m/r.e/